nexhmije hoxha
“Eksperimentet e dështuara” ishin të pashmangshme. Goditjen në ushtri e orkestroi Mehmet Shehu
Nuk mund ta pranoj që burri im ishte kriminel*
Kokë më kokë më 19 nëntor 1990/Po rishikuam historinë, më mirë të ikim
Më 19 nëntor të vitit 1990 Ramiz Alia, autoriteti kryesor në vend, zhvillon një bisedë me Nexhmije Hoxhën, në cilësinë e drejtueses së Institutit të Studimeve Marksiste – Leniniste. Biseda vjen pak ditë para ngjarjeve të dhjetorit ’90, në kontekstin e një Shqipërie “që zjente” nga kërkesa të shumta për ndryshim, por të cilat ende nuk ishin artikuluar në formë politike.
Nga Nexhmija te Liria
Kundër Sali Berishës janë shpenzuar të gjitha municionet. Në 30 vjet gjullurdi, balistat e llucës kanë bërë pis këdo, edhe ustain e tyre, pra Berishën. Dhëndër jugosllavësh, agjent i UDB-së, kriminel, malok, aludime për inçest, spiun, mediokër, i pabesë; epitetet dhe hamendësimet duket sikur nuk duan të ndalojnë në atë që ngjan të jetë etiketa e tranzicionit.
Thuhet se Nexhmije Hoxha ka patur pasuri. A duhet përfshirë në amnistinë e re të z. Rama?
Ndërron jetë Nexhmije Hoxha
Sot ka ndërruar jetë në moshën 99 vjeçare, Nexhmije Hoxha, ish-anëtare e Partisë Komuniste, Partisë së Punës, drejtuese e Institutit të Studimeve Marksiste-Leniniste, drejtuese e Frontit Demokratik të Shqipërisë. Ajo ishte bashkëshorte e Enver Hoxhës me të cilin u martua në vitin 1945.
Nexhmije Hoxha lindi më 8 shkurt të vitit 1921 në Manastir në një familje me origjinë nga Malësia e Madhe dhe që kishte jetuar për një kohë të gjatë në Dibër.
Lobim në SHBA edhe për imazhin post-mortem të Enver Hoxhës
Bashkëshortja e Enver Hoxhës, Nexhmije Hoxha do të pajtojë një studio lobimi në SHBA për të rehabilituar figurën e ish-Diktatorit Shqiptar. Sipas burimeve të “Të Kripura”, kompania e kontaktuar është “Goodname Ltd” me seli në Washington dhe ndaj saj do të kërkohet një fushatë intensive për eliminimin e stereotipeve mbi figurën e Hoxhës. Fushata do të ketë si objektiv median europiane ku do të synohet eliminimi i klisheve si “Stalinist”, “Tiran” etj., të gjitha epitete gazetareske që nuk i përgjigjen ligjësive objektive të shtetformimit.
Dy dokumente të tjera për "anëtarësinë e Nexhmije Hoxhës në Partinë Fashiste"
Ish-shefi i Arkivës në MInistrinë e Brendshme, Kastriot Dervishi, publikon edhe dy dokumente të tjera për Nexhmije Hoxhën që sipas tij lidhen me praktikën e pranimit në Partinë Fashiste. Shkruan Dervishi:
"Dy dokumente të tjera nga praktika e pranimit në Partinë Fashiste.
Dokumenti i anëtarësisë në Rininë Fashiste/Një prononcim i Nexhmije Hoxhës që shton mjegullën
Ish-drejtori i Arkivës në Ministrinë e Brendshme, Kastriot Dervishi, publikoi tri ditë më parë një dokument sipas të cilit, Nexhmije Hoxha, e veja e Enver Hoxhës, ka qenë pjesë e Rinisë Fashiste.
Dje Artan Lame, koleksionist i periudhës fashiste, jepte një version se përse dokumenti – origjinal edhe sipas tij – nuk provonte anëtarësimin e Nexhmije Hoxhës në Partinë Fashiste. Lame thotë se inkuadrimi në Rininë Fashiste ishte i përgjithshëm ndërkohë që hyrja në parti ishte vullnet i personit. Njësoj si në kohën e regjimit të Enver Hoxhës.
Nexhmije Xhuglini, ish-anëtare e Partisë Fashiste (dokumenti)
Ish-drejtori i arkivës në Ministrinë e Brendshme, Kastriot Dervishi ka publikuar një dokument që tregon se bashkëshortja e ish-diktatorit komunist, Enver Hoxha ka qenë anëtare e Partisë Fashiste Shqiptare. Dokumenti është shoqëruar edhe me një koment nga vetë Dervishi, që është edhe autor i librit "Historia e lëvizjes komuniste në vitet 1924-1944 dhe formimi i PKSH-së".