Dy dokumente të tjera për "anëtarësinë e Nexhmije Hoxhës në Partinë Fashiste"
Ish-shefi i Arkivës në MInistrinë e Brendshme, Kastriot Dervishi, publikon edhe dy dokumente të tjera për Nexhmije Hoxhën që sipas tij lidhen me praktikën e pranimit në Partinë Fashiste. Shkruan Dervishi:
"Dy dokumente të tjera nga praktika e pranimit në Partinë Fashiste.
Bashkëlidhur nga e njëjta praktikë dokumentare që lidhej me pranimin në Partinë Fashiste të zonjushës Nexhmije Xhuglini në nëntor 1941, dy dokumente: njëri që lidhet me vërtetimin e fotografisë dhe nënshkrimit përpara noterit dhe tjetri i Prefekturës së Tiranës që vërteton se zonjusha kishte "sjellje të mira politike dhe morale". Në ditet e tjera një dokument tjetër vërtetues pse ishin fashistë të gjithë personat që punonin në administratë në atë kohë".
Add new comment