nexhmije hoxha
Dyzet e pesë mijë librat e Enverit
Tashmë po bëhet si rrugë që persona me rëndësi të bëjnë autobiografinë përmes intervistash në televizor, në të cilat gazetarët bëjnë pyetje komode, që në shumicë i kanë përgatitur plotësisht apo pjesërisht vetë të intervistuarit në atë mënyrë që ta nxjerrin sa më të pastër dhe sa më të vlefshme veten e tyre. Kjo ndodhi këtë herë edhe me intervistën që Nexhmie Hoxha i dha Rudina Xhungës.
Asnjë revizionim
Nexhmije Hoxha, bashkëshorte dhe bashkëudhëtare politike e Enver Hoxhës, ka dhënë për gazetaren Rudina Xhunga, një intervistë Lamtumire siç e ka cilësuar vetë. Materiali është i gjatë dhe përfshin aty aspekte personale të rinisë, jetës politike dhe marrëdhënieve intime me Enver Hoxhën. Intervista është rrethuar edhe me një lloj zhurme, thirrje morale etj., ndaj Xhungës dhe kundër Nexhmije Hoxhës. Duke lënë mënjanë këtë teatër, do theksuar se pyetjet për aspekte personale, bashkë me rrëfimin e Hoxhës, janë formale dhe tingëllojnë shumë të dëgjuara.
Nexhmije Hoxha beson se mosha e madhe të bën automatikisht shenjtore: Jam si Nënë Tereza
Letra e Nexhmije Hoxhës/ “Mehmeti vrau Enverin”
Nexhmije Hoxha i ka dërguar një letër gazetarit të gazetës “Dita”, Xhevdet Shehu, të cilën gazeta e ka publikuar si Ekskluzive. Letra është një përgjigje me komente për librin “Prapaskena” të Shehut të cilin e veja e Enver Hoxhës e vlerëson. Znj. Hoxha bën një mbyllje në letër që është si të thuash një kundërhistoriografi. Sipas zonjës Hoxha, vetëvrsja e Mehmet Shehut e tronditi shumë Enver Hoxhën, aq sa mund të thuhet se Mehmei vrau Enverin.
"Shekulli" boton letrën e Kadaresë për Hoxhën një ditë para linçimit për "Dimrin" në Lidhjen e Shkrimtarëve
E përditshmja "Shekulli" i është rikthyer sot temës së gjyqit Nexhmije Hoxha-Ismail Kadare për dorëshkrimin e romanit "Dimri i vetmisë së madhe" - duke botuar një tjetër letër që shkrimtari ia ka nisur të vesë së diktatorit. Letra ka të bëjë pikërisht me romanin në fjalë. Më poshtë teksti i letrës së shkrimtarit (origjinali, me shkrim dore - thotë "Shekulli") - dërguar Nexhmije Hoxhës në prill 1973, botuar në "Shekullin" e sotëm:
Shoqja Nexhmije,