"Shekulli" boton letrën e Kadaresë për Hoxhën një ditë para linçimit për "Dimrin" në Lidhjen e Shkrimtarëve
E përditshmja "Shekulli" i është rikthyer sot temës së gjyqit Nexhmije Hoxha-Ismail Kadare për dorëshkrimin e romanit "Dimri i vetmisë së madhe" - duke botuar një tjetër letër që shkrimtari ia ka nisur të vesë së diktatorit. Letra ka të bëjë pikërisht me romanin në fjalë. Më poshtë teksti i letrës së shkrimtarit (origjinali, me shkrim dore - thotë "Shekulli") - dërguar Nexhmije Hoxhës në prill 1973, botuar në "Shekullin" e sotëm:
Shoqja Nexhmije,
Më falni që po ju shqetësoj me këtë letër, por e quajta të nevojshme t’ju shkruaj. Desha t’ju vija në dijeni për diçka që po ndodh me romanin tim të fundit, duke menduar se është një gjë që i intereson partisë. Duke dhënë për botim këtë roman, unë asnjëherë nuk kam menduar se ka shkruar një libër të përkryer. (Bile, ndoshta ju kujtohet, unë vetë ju kam thënë se pas botimit, kisha ndër mend ta rishikoj veprën në bazë të vërejtjeve dhe sugjerimeve). Nga ana tjetër unë asnjëherë nuk kam dashur që për shkak të specifikës së tij (tema politike direkte, figura e sh. Enver etj,) romanit t’i bëhej një vlerësim i privilegjuar. Kam menduar gjithmonë që ai të vlerësohej realisht, si çdo libër, sipas meritave apo mungesave që mund të kishte.
Megjithatë, kjo që po ndodh me librin, mua nuk më duket normale. Dhe ja ç’po ndodh: Qysh para se të dilte, gjatë momentit të daljes në qarkullim dhe tani pas daljes, nga rrethe të caktuara, është vënë një pikëpyetje e madhe dyshimi, vërtetimi më i thjeshtë për këtë pikëpyetje është vetë fakti që akoma sot, një muaj pas daljes së tij në qarkullim, shumë njerëz e dijnë atë të ndaluar ose gjysmë të ndaluar. Në pamje të jashtme kjo i ngjet një thashethemi naiv, meqenëse s’ka asgjë të përbashkët me të vërtetën, por megjithatë, unë mendoj se është një fakt kuptimplotë. Ai nuk ka lindur në një terren të zbrazët. Për mendimin tim ky fakt tregon se rrethe të caktuara njerëzish janë aktivizuar për të diskredituar librin në sytë e popullit. Ata përpiqen të krijojnë mosbesim ndaj librit, hapin fjalë se partia dhe shteti kanë vërejtje serioze ndaj tij, menjëfjalë përpiqen të përpunojnë dhe të sugjestionojnë mendimin publik.
Si çdo fenomen edhe kjo përpjekje për diskreditimin e librit ka kronikën e saj: Ajo ka filluar gjatë kohës që romani ndodhej në procesin e punës. Thuhej në disa rrethe se Kadareja më në fund do të dështojë sepse po merret direkt me tema politike, se ai është spekulant, se ai po shkruan “roman për pallatin”, etj. S’kam dashur asnjëherë t’jua them këto sepse nuk desha ta vë veten në rolin e shkrimtarit që “përballon presione”. Në të vërtetë këto fjalë mua nuk më kanë bërë asnjë efekt. Unë i kam dëgjuar ato me mospërfillje dhe përbuzje, sepse e dija që ato ishin fryt i rrethanave me ndjenja prosovjetike, të cilëve natyrisht nuk u pëlqente që unë shkruaja një roman “kundër sovjetikëve”.
Në kohën që ndodhesha në mbarim të veprës, ndodhi diçka që ju me siguri e dini dhe që mua më preku shumë. Në novelën “Dikush më buzëqeshte” unë u prezantova përpara lexonjësve, përveç të tjerave, edhe si njeri me psiqikë të sëmurë. Vetvetiu dilte pyetja: kujt mund t’i interesonte përhapja e një mendimi të tillë dhe a mund të pritej që veprat e mija të ndihmonin në edukimin e njerëzve, kur unë autori i tyre nuk isha gjë tjetër veçse një i sëmurë psiqikisht? Por le të kthehemi tek romani, sepse edhe ky episod lidhet me të. Gjatë kohës që romani im ndodhej për shqyrtim në shtëpinë botuese, nga vetë shtëpia botuese u hapën fjalë se libri im qenka i mbushur me fyerje për persona realë, se gjoja unë paskam bërë në këtë libër hakmarrje ndaj autorit të “Dikush më buzëqeshte”, etj.
Shumë njerëz (duke përfshirë këtu edhe punonjës të aparatit të K. Q) u mobilizuan ditë të tëra për të mbrojtur reputacionin, gjoja të cenuar, të autorit të “Dikush më buzëqeshte”. Po ç’doli më në fund? Pas gjithë asaj zhurme të madhe dhe të kotë, shtëpia botuese i reduktoi vërejtjet e saj vetëm në heqjen e një rreshti (bile që të jem më i saktë – në heqjen e një fjalie) dhe kjo tregon se sa fiktive ishte zhurma e saj.Pas këtij incidenti, që u fry jashtë mase, romani hyri në shtyp. Por tamam në kohën kur pritej dalja e tij u trumbetua me bujë ndalimi i tij. Ishte shumë e rëndë për mua, që tamam ditën kur kujtoja se do të vihej në shitje, një librashitës më tha: libri juaj u ndalua. Kam marrë në telefon shokun Pipi Mitrojorgji dhe i kam thënë se hapja e lajmeve të tilla nuk bën gjë tjetër veçse e diskrediton në një farë mënyre librin në sytë e popullit. Sikur të mos mjaftonte kjo, dy ditë para daljes së romanit, në mbledhjen e komunistëve të Lidhjes së Shkrimtarëve, shoku Hamit Beqja, e ngriti zërin si bubullimë, duke më bërë mua një kërcënim se do të përgjigjem për fyerjet që paskam bërë në romanin tim. Ky reagim plot nervozizëm ishte një sinjal shumë serioz, sepse vinte nga një njeri që punonte në aparatin e K. Q. Nga ky sinjal komunistët e Lidhjes kuptuan se në aparatin e K.Q ka rezerva serioze për romanin. Sinjale të tilla u përsëritën nëpër mbledhje dhe institucione të ndryshme, nga funksionarë të ndryshëm.
Është lehtë të merret me mend se në një terren të tillë të parapërgatitur në mënyrë krejtësisht të disfavorshme për të, libri do ta kishte të vështirë. Dëshira për të bërë vërejtje dhe për t’i gjetur të meta romanit, u kthye tek disa njerëz si një mani e vërtetë. Interesant është fakti se flamurtarët e vërejtjeve, i ndërrojnë ato shpeshherë : kur e shikojnë se një palë vërejtje nuk zënë vend, ata vrapojnë të gjejnë të tjera, bile shpesh në kundërshtim me të parat. A mund të besohet se njerëz të tillë janë të interesuar vërtet për të mirën e librit? Ndoshta unë e kam gabim, por siç e thashë edhe më lart, mendoj se kjo gjë nuk çon veçse në të kundërtën, pra në diskreditimin e veprës. Dhe për mua ashtu sikurse për shumë të tjerë vetvetiu lind pyetja: A i intereson partisë kjo gjë? Unë kam bindjen që jo. Nga ana tjetër, unë kam bindjen se, pavarësisht nga të metat që mund të ketë (për të cilat përgjegjësia bie mbi mua), romani në tërësi është i vlefshëm dhe militant dhe populli e pëlqen atë.
Duke mirëpritur me gjakftohtësinë më të madhe dhe sugjerimet e lexuesve, dëshiroj t’ju them se mua nuk do t’më duken asnjëherë të sinqerta dhe me qëllime të pastra ato kritika që vijnë nga rrethe të cilat kanë qenë të predispozuara ta presin keq romanin. Ironinë e tyre të heshtur e kam ndjerë vazhdimisht pas shpinës sime, gjatë kohës që punoja mbi romani. Unë këtë ironi e kam të vështirë ta harroj. Nuk besoj se i kam dramatizuar gjërat në këtë letër, megjithëse edhe kjo nuk përjashtohet. Por besoj se ju do ta kuptoni preokupacionin tim. Nuk është fjala vetëm për romanin që u botua.
Në të vërtetë unë preokupohem më tepër për krijimet e artistëve. Isha duke u bërë gati të informohem për sjelljen e dokumentacionit të partisë për periudhën 1945– 47 (ngritja e shtetit të ri komunist, lufta brenda për brenda Byrosë Politike dhe K. Q me fraksionistët, arrivistët etj.), për një roman që mendoj ta shkruaj në vitet e ardhshme. Nuk them se kjo që ndodhi me librin më ka lëkundur sado pak për të hequr dorë nga njësynim i tillë. Në asnjë mënyrë, por megjithatë, meqënëse romani që mendoj të shkruajmë më vonë do të ishte përsëri i një natyre të gjerë epike, me personazhe të gërshetuar (historikë dhe të trilluar), pra i ngjashëm nga një pikëpamje me këtë që botova, është e natyrshme që të më krijohet një farë preokupimi. Një preokupim i tillë mund t’u krijohet edhe shkrimtarëve të tjerë që eventualisht mund të kenë ndër mend të trajtojnë tema të këtij lloji.
Unë nuk kam qëllim tjetër në jetë veçse të shkruaj aq sa të mundem më shumë dhe më mirë për këtë popull dhe për këtë vend. Punën time nuk e kam quajtur kurrë as të përkryer, as të jashtëzakonshme, por do të isha i pasinqertë po të mos ju thosha se sidoqoftë do t’më vinte keq sikur kjo punë të merrej nëpër këmbë, pa të drejtë. Duke mbyllur këtë letër ju kërkoj edhe një herë falje për shqetësimin.
Me respekt
Ismail Kadare, Tiranë 26 prill 1973
"Shekulli" e konsideron këtë letër si letrën që i shpëtoi kokën dhe shkruan për rrethanat e dërgimit të saj: "Kadare ndodhej në mes të një problemi të madh. Të nesërmen mund të mos ishte më shkrimtar, por një i dënuar nga Lidhja e Shkrimtarëve. Fati i tij varej nga kjo letër, nga buzëqeshja, që do të shkaktonin këto rreshta në familjen Hoxha. Po afronte famëkeqi Plenumi i IV. Por, shënjestrimi i atyre që do të goditeshin kishte filluar me kohë. Kritika po bëhej gati ta bënte copash librin dhe autorin. Vetë shkrimtarët po realizonin me intrigat brenda Lidhjes një pjesë të materialit që do të shërbente si akt akuzë në mbledhjet emëvonshme demaskuese dhe spastruese. Kadare ndjen rrezik, kërkon mbrojtje. Kundërulmon Fatos Arapin e Hamit Beqjan. A ia doli që me këtë letër të mbrohej nga goditja? Po. Është mësuar tashmë se përgjigjja nga Enver Hoxha iu dha publikisht. Një telefonatë prej tij në Lidhje u kërkonte drejtuesve që ta falënderonin Ismail Kadarenë për punën e bërë..." - A.N.
Comments
Nje Kadare e kemi dhe

Nje Kadare e kemi dhe shqiptaret done ta zhdukin edhe kete Kadare. Cfare populli i mjere jemi!

......e kemi apo mendonim se

......e kemi apo mendonim se e kishim dhe ne fakt kishim nje hic qe nuk eshte e nevojshme ta zhdukim hic???

qe jemi popull i mjere se luan topi

Shume mire qe u botua kjo

Shume mire qe u botua kjo leter kaq shume e perfolur (uroj qe te mos jete e edituar por 100% origjinale). Une kam patur perceptimin qe kjo do te ishte ndonje leter servilizmi te thelle me lavde per Partine dhe argumenta se sa lart ngrihej figura e Shokut Enver ne liber. Ne fakt nuk eshte ashtu. Eshte nje leter shume e zgjuar, e bere ne castin e duhur, tek njeriu i dihur, per te shpetuar lekuren pa ja shitur shpirtin shejtanit, por duke e qerasur shejtanin me nje gote vere dhe konfonduar me fjali dykuptimeshe (me kujton pakez dialogjet e Odisese me Ciklopin).

Vini re finalen:

"Unë nuk kam qëllim tjetër në jetë veçse të shkruaj aq sa të mundem më shumë dhe më mirë për këtë popull dhe për këtë vend." , Partia nuk permendet fare nderkohe te gjithe e dime qe ne ate kohe e para ne radhe ishte Partia , pastaj te tjerat. Askush nuk guxonte ta prishte kete radhe, aq me teper nje qe ishte ne hall te madh me vete Partine.

Sh. sakte!

Sh. sakte!

Ashtu eshte _Keot letra e

Ashtu eshte _Keot letra e ngrene Kadarene lart dhe e tregojne njeri dinjitoz , SE AI ATY NUK TREGOHET APSAK SERVIL , gje qe edhe po ta bente nuk do ishte ndonje gje e keqe sepse ne ate kohe te gjithe kane qene servile te atij pushteti .........

.Porse Kadareja eshte treguar shume i larte dhe teper inteligjent ne kerkesen e tij , qe edhe kerkesen ta bente por edhe dinjitetin e tij si njeri i pavarur ta ruane te pacenuar _Dhe ja ka haritur qellimit --Bravo i qofte !

Ne fkat Kadareja atehere nuk ka qen disident , sepse koha nuk te lejonte disidencen , porse ka qene nje njeri qe here pas here me modenrizmat e tij , me antikonformizmin e tij , turbullonte here pas here mendjet e fjetura te partiakeve dhe i vinte ata ne alarm ......Kjo i hapte shume telashe jetes se tij personale , sepse dihet mo si jemi ne _-Ku te gjejme rastin tja fusim njeri tjetrit ........

_-Atehere ne Ditkature Kadareja ka qene njeriu me dinjitoz , ndersa sot ne demokraci Kadareja tregohet i ulet qe i kerkon librin Nexhmijes

Botimi i letrave qe

Botimi i letrave qe shkrimtari Ismail Kadare,i vetshpallur "disident", hedhin drite pikerisht ne faktin se ai ka shkruar e botuar librat e tij te pare me direktive Partie(te Partise se Punes) dhe me arkivat e Partise,te cilat i jane vene ne dispozicion te vecante ketij shkrimntari.Letrat flasin hapur per lidhjet miqesore te vecanta ta ketij "disidenti"(disident kunder shkrimtareve te perndjekur nga komunizmi,dhe apogje i Enver Hoxhes dhe Shqiperise komuniste) me Nexhmije Hoxhen,udheheqese e larte Partie dhe bashkeshorte e diktatorit deri sa i drejtohet hapur asaj jo vetem per te mbrojtur romanin "Dimri i fundit" dhe Ismailin vete nga sulmet e kritikeve te tij,por edhe deri ne konfidencen e madhe me te per t'i kerkuar favore te vecanta,nderhyrjen e saj per marrjen e apartamentit special!( Mua nuk me rezulton qe Nexhmije Hoxha te ishte aq "xhymerte",pra aq shpirtmire e bamirese, ndaj kujdo vec miqve te vecante te saj e te Enverit.Une, si dibran nga nje familje dibrane e afert me ate te nenes se Nexhmijes dhe tezes se saj,e cila jetonte ne Diber te Madhe,kam provuar refuzimin e ndihmes se saj per te vene ne vend nje padrejtesi qe me ishte bere,sepse ceshtjet e te drejtave te studimit,strehimit dhe punesimit, "nuk i takonin drejtoreshes se Institutit te M-L"!!!)E megjithate,Ismaili mori apartamentin special e une u degendisa ne fshatrat me te largeta te rrethit te Tiranes.Por i pern djekuri nuk jam une,eshte shkrimtari i "oborrit" komunist,Ismail Kadare.

Te vijme tek tema e maskarades se fundit me historine e "dhurimit" apo "pervetesimit" te origjinalit te ramanit te Ismail Kadarese nga e veja e diktatorit Hoxha.Gjygjin e hapi Ismaili me doren e tij,por gjykimi tani po i behet Ismailit dhe te kaluares se tij prej "disidenti" dhe "te persekutuari" nga regjimi i diktatorit Enver Hoxha, cili e mbrojti nga idhetaret me te egjer te realizmit socialist,sepse i duhej t'i shkruante librat me heroizmat e tija kunder imperializmit e revizionizmit, heroi kombetar per "mbrojtjen" e territorit shqiptar nga synimet pushtuese te Nikita Hrushovit(kujtoni sa me ndjenja e pershkruan Ismaili ne romanin e tij monologun e Enver Hoxhes ne Ksamil te Sarandes kur Hrushovi ngrinte lart cilesite e vecanta ushtarako-strategjike te atij gjiri per te "mbajtur ne dore gjithe Mesdheun deri ne Gjibraltar dhe Enveri,me mendjen e tij perhskruhet si hero duke deklaruar,me veten,"I ziu,ne dore ka vetem eren e jo Ksamilin shqiptar"(te me falin lexuesit qe nuk e ciutoj dot shoprehjen origjinale te Enver Hoxhes)! Ismaili qenka persekutuar e ndjekur nga sigurimi i shtetit,kur mbrohej nga Sundimtari dhe gruaja e tij e plotfuqishme.

E persekutuan te varfrin Ismail,shkrimtarin e madh, kur sic shkruan Helena e tij ne romanin "e verdhe" per jeten vuajtjet e "Verterit te ri", e "internuan" ne qytetin muze te Beratit,ne ato kohra "revolucionarizuese" kur kuadrot partiake,intelktuale,coheshin me pune si qarkullim ne baze,per te dhene "pervojen" dhe marre force "si Anteu" ne gjirin e tokles meme,ne gjirin e popullit,ku,sic thuhej shkrimtaari merr fryemezimin dhe gjen muzen e vertete ne krijimtarine e tij letrare.Por Berati dhe Kucova,artdashese e me tradita letraro-krijuese, as nuk e pane Isen ,sepse ai "veteinternohej" java shtate e ai tete ne Tirane.Ne ate kohe ne berat e Kucove ishin "internuar" me qarkullim ish-antari i Byrose Politike dhe luftetari sypatrembur i Luftes nacional-Clirimtare,ish minatori i minierave te qymyrit te Frances,presidenti i sindikatave,apo edhe intelektuale e shkrimtare te tjere te nderuar si aktori i madh Sulejman Pitarka,shkrimtari dhe telekronisti i njhohur i RTVSH,kifter Kellici,e shume intelektuale e kuadro te tjera te vendit.Por ndersa Gogo Nushi merrej me ndertimin e kombinatit te tekstileve dhe venien ne pune te mijra grave e te rinjeve nga Berati,Korca,etj. e ndersa Sule Pitarka shkruante drame dhe ngrinte teatro amatore per punetoret e inxhinjeret sypatrembur te puseve te naftes,apo Skifter Kellici punonte diten e naten shkruante librat e tij,Ismaili zhdukej ne Tiranen e tij dhe shetiste nga njera shtepi byroistash tek tjetra(sigurisht per te studjuar e njohur "heronjte e punes socialiste" te cilet Enveri i kish sjelle ne krye te udheheqejes se partise e vendit) dhe akoma edhe sot ka paftyresine te vetdeklarohet si i "perndjekur" dhe i "internuar" me "pune te detyrueshme" ne shetitoret e Tiranes dhe bregdetit te Durresit,ne restorante dhe baret e Hotel "Dajtit",ku ai mewrrte takime me miq nga "populli",i cili vetem parakaalonte para atij Hoteli luksoz vetem ne "parakalimet" e l majit dhe neteve vone ne "xhiron" e madhe para ketij hoteli!

Te shkretin Ismail e ndiqnin nga pas sigurimsat e "zinj" te regjimit komunist kur ai dhe Helena e tij benin shpesh here mbremjeve ate "xhiron"(promenaden e fameshme ballkanike) pergjate ish-bulevardit "Stalin" ne shoqerine e bashkeshortes se z.kryeministrit dhe antarit te byrose politike,"shoqes" Nefo Myftiu.Miqesite e tij me bijt e bijat e diktatorit dhe pasuesve te tij shiheshin gjithashtu hapur.Me pusullat e telefonatat e Myftiut e byroisteve te tjere e bijeve te tyre,Ismailit i jepej shpejt pasaporta dhe i nxirrej viza per ne Paris e g jetke nga Ministria e Jashtme dhe ajo e Brendshme,bile pa u paraqitur asnjehere para dritares se oficerit te sherbimit konsullor te Ministrise se Brendshme e le pastaj ne zyrat e Ministrise se Jashtme( ne nje kohe kur ambasadoret dhe diplomatet e tjere shqiptare qe sherbenin jasht shtetit nuk u lejohej te merrnin me vete femijte e tyre,qae liheshin "peng" ne atdhe).Ambasadat shqiptare udhezoheshin me udhezim te posacem nga drejtorite perkatese te Komitetit Qendror per propagandimin e shperndarjen e veprave te Ismail Kadarese,per ftessat qe duhet t'i beheshin atij nga shoqatat e miqve te Shqiperise dhe vendosjen e lidhjeve te tij me ta dhe me institucionet letrare te vendeve perkatese.Dhe Ismailin e ndiqnin pastaj saigurimsat deri ne shkallet e avionave qe mbrrinin ne Rinas,deri sa nje dite "shpetoi" nga ndjekjet dhe me viston e komunisteve mori Helenen e te bijen e vogel e i beri "naften" memedheut,kur ai kish me shume nevoje!

A doni me per "Belulin" e varfer qe ia ka rrembyer origjinalin e kryeromanit te tij ajo "zonja e zeze",Nexhmije Hoxha?!!

"....dhe telekronisti i

"....dhe telekronisti i njhohur i RTVSH,kifter Kellici".

Shume i mirenjohur S.Kellici vella, por vecse per poshtersira. Te zhvleftesohet gjithe komenti, pas ketij pohimi. Nese quan goxha burre Skifterin, te qarta te gjitha pershtypjet dhe konkluzione e tua.

Redaksise: Me respekt u

Redaksise:

Me respekt u kerkoj qe shkrimin kritik mbi "persekutimin" e shkrimtarit te madh Ismail Kadare(desh e shkrova Ismail Qemali,se helbete eshte viti i tij i 100- vjetorit te madh!),ose ta botoni ose te ma ktheni mbrapsht si origjinali (kompjuterizimin,se nuk e them dot doreshkrimin) e shkrimit tim,pra prones sime.Nuk besoj se do te me detyroni t'ua kerkoj me gjygj,sic po ben Ismaili me "zonjen e zeze"!

Ne pritje te botimit,qe do te ishte shprehje e mbrotjes nga ana e juaj e mendimit te lire kritik te nje lexuesi,ose te kthimit mbrapsht te tij tek autori,si shprehje e "mbrojtjes se te drejtes se autorit", u behem rixha te vendosni dejte?.A u shpreha drejt zoti "moderator"? Me sa di nuk kam shprehur as ne shkrim as ne kete shenim ndonje fjale "turpe", "sharje","kercenim" te lirise se personit,as edhe ndonje shprehje te nje linje te papranueshme politike e ideologjike,apo jo zoti moderator?

Une te isha si ju do ta kisha botuar te plote ate shkrim ne faqen tuaj te pare,vecse kam frike,nuk i di persijatjet dhe preferencat personale te botuesit e kryeredaktorit ndaj shkrimtarit ne fjale,i cili mbetet me i madhi shkrimtar i yne, edhe pse "guxova" t'i shtoj ca rreshta bigrafise se jetes se tij plot vuajtje e persekutime dhe ndjekje.Letrat e tij flasin vete,une vetem i lexova ata midis rreshtave.Perse e ka cuar vehten valle ne salla gjygjesh te tilla?Mos don te ndahet perfundimisht nga ndjekja e hijeve makabre te "zonjave te zeza" dhe zotinjve te "Zimave te zinj" qe duket e ndjekin edhe sot?!!!

Kadarja ka mbrojtur

Kadarja ka mbrojtur lekuren,s'ka bere ndonje gje te keqe.Meqe s'kam moshen t'i kem degjuar keto gjera,jam kurioz te di(ResPublica duhet t'a kish bere sqarimin)se kush ishte ky autori i"Dikush me buzeqeshte",s'e kuptova kush eshte ky autori,qe jo per gje,por jemi ne defiçit per disidente kete 100 vjetor.Duke qene se Kadarja ishte çun i bukur dhe e gjuanin shume ato artistet/kengetaret qe thote e shoqja e Kadares,mendoj se ky ka shpetuar ne qime,se Enveri do behej xheloz qe ky i shkruante te shoqes.Megjithate,ku i dihet?Nuk do habitesha sikur koheve te sotme te publikohej edhe ndonje leter dashurie,qe gabimisht mund te kete gabuar adrese.Jo per gje,por kur shkruan shume eshte kollaj t'a besh çorbe.Mbaj mend te kem lexuar qe Bulgakov i shkroi Stalinit personalisht(jo te shoqes si Kadarja yne)dhe i thote qe nuk e ndjen veten te zotin te shkruaje per partine,e i kerkon qe Stalini t'a lere te lire te emigroje nga BS.Stalini(admirues i Bulgakov-it) jo vetem nuk e lejon,por i ofron nje vend ne teatrin e Moskes derisa ky vdiq,sado Bulgakov nuk e mbeshteti rregjimin.Autori i famshem ne bote i"Mjeshtri dhe Margarita"(asnje roman i IK mund te krahasohet me kete,per hir te se vertetes)mund te thuhet se me dinjitet mbrojti lirine e tij dhe iu dha konçensioni,por Kadarja duket qe ka llogaritur keq kohet,si i dobet ne matematike.Tani ne vend te heqe vetullat po nxjerr syte.Sidoqofte,"shoqja Nexhmije"duhet t'ia ktheje doreshkrimin,se eshte nje akt moral qe do ta shpetonte ate vete nga opinionet keqdashese,qe mjaft ka mbi supe.

Add new comment