Nexhmije Xhuglini, ish-anëtare e Partisë Fashiste (dokumenti)
Ish-drejtori i arkivës në Ministrinë e Brendshme, Kastriot Dervishi ka publikuar një dokument që tregon se bashkëshortja e ish-diktatorit komunist, Enver Hoxha ka qenë anëtare e Partisë Fashiste Shqiptare. Dokumenti është shoqëruar edhe me një koment nga vetë Dervishi, që është edhe autor i librit "Historia e lëvizjes komuniste në vitet 1924-1944 dhe formimi i PKSH-së".
“Meqë tani jemi në prag të 29 nëntorit "të lavdishëm", për të gjithë antifashistët e vërtetë apo falsë, po postoj për njohje e ndërgjegjësim dokumentin e regjistrimit në Partinë Fashiste të zonjushës Nexhmije Xhuglinit. Ky dokument është i datës 10.11.1941. Dokumentin e kam publikuar në librin tim "Historia e lëvizjes komuniste në vitet 1924-1944 dhe formimi i PKSH-së". Dokumenti në fjalë si dhe disa të tjera rreth saj, ruheshin nga Enver Hoxha”-shkruan Dervishi.
Comments
kocifrosini@gmail.kom
Ai ishte karton i Partsë fashiste Italiane ,që ishte siguruar nga komunistët ,plotësohej në rastë rreziku për çdo komuniste në ilegalitet .Duke qënë i paisur me këtë dokument i shpëtoje kuesturës fashiste ,sepse Nexhmia ishte në atë kohë në ilegelitet ,po ta kapnin fashistët e pushkatonin. Ose siq themi sot sigurova një pashsport false për të hyrë në angli,ose greqi .etj.Prandaj po i them drejtorit leshit Kastërjot Dërvishi gjithë lajmi të ka shkuar kot ke gënjyer si qen .Sa kartona e dokumenta të tjerë me emra false janë përdorur nga komunistët për ti shpëtuar koesturës fashiste ka sa të duash.
Koci po qysh qenka kjo pune?
Koci po qysh qenka kjo pune? Ilegale? Aty flitet per nje karte te partise fashiste. Dhe me emrin e saj e jo te ndryshuar. Pra eshte e kunderta e asaj qe thua ti. llogjika thote se ajo vetem se genjen se ka qene ilegale. nuk ka asnje dokument qe e verteteon kete, qe kerkohej nga italianet. Ka vetem nje dokument si ky, qe i intereson historise, ku ajo del qe me emrin e saj ka qene antare e nje partie fashiste.
xhuglini
pantera e zeze.... mortja ne trup njeriu..........buce qe gjeneron kanabista
Pëf!
Iu shofte dera sa me shpejt kesaj shkerdhate vampire qe s'ka lene te zeze pa bere ne kete jete.
Add new comment