Tatimet
Amnistia fiskale, bizneset mund të aplikojnë online
Qeveria ka prezantuar një tjetër element të amnistisë fiskale dhe penale për legalizimin e pasurive të padeklaruara. Sipas drejtoreshës së Përgjithshme të Tatimeve, Dalina Ibrahimaj, aplikimi do të bëhet online.
Drejtoresha e Tatimeve: Kemi 60 mijë të larguar nga puna
“Parregullsia kryesore lidhet me çështjen e kodifikimit të veprimtarisë ekonomike".
Kjo sipas drejtoreshës së Tatimeve, Delina Ibrahimaj, është arsyeja që në sportelet e Qendrës Kombëtare të Biznesit ka një dyndje të personave që ushtrojnë veprimtari biznesi. Teksa foli për rreth 60 mijë të larguar nga puna në këtë periudhë, Ibrahimaj sqaroi se verifikimet e qytetarëve që aplikuan janë bërë rast pas rasti në rastin e paketës së parë dhe me sistem automatik në paketën e dytë.
Valë spastrimesh në Tatime. Thirrje ekselentëve njësoj si në Diplomaci
Drejtori i ri i Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, Enton Duro e ka marrë me revan dhe pasion punën e re. Pak ditë pasi njoftoi nisjen e procesit të ristrukturimit, DPT-ja ka shtuar sot një njoftim të dytë: 56 studentë apo të diplomuar ekselentë janë tanimë pjesë organike e drejtorisë në nivel qendror dhe rajonal.
Konfirmohet gjobvënia e tatimorit te PS
Policia konfirmoi me anë të një njoftimi arrestimin e dy personave, mes të cilëve Artan Krojit, kryetari i Partisë Socialiste në njësinë Nr. 3 në Tiranë. Ai akuzohet për korrupsion pasiv dhe shpërdorim detyre.
Rryshfet dhe gjoba, anketimi për inspektorët e tatimeve
Një anketim i qeverisë nëpërmjet Ministrisë së Sipërmarrjes nxori në pah se 23 për qind e bizneseve kanë pohuar se iu është kërkuar ryshfet gjate procesit te kontrollit.
Sipas anketës, ryshfeti u është kërkuar për të mbuluar mungesën e dokumentacionit përkatës dhe mosplotësimit të kritereve ligjore. Bizneset kanë pohuar se në 56.5% të rasteve inspektorët janë të prirur të vendosin gjoba apo të kryejnë pezullime. Gjithashtu bizneset kanë pohuar se gjobat në shumë raste janë shumë të larta në raport me shkeljet e gjetura.
Pritet të rriten qiratë e shtëpive, tatimet kërkojnë 15%-in
Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve kërkon nga pronarët që japin shtëpi me qira duhet të regjistrohen paraprakisht në drejtoritë rajonale përkatëse dhe të paguajnë tatimin 15% jo më vonë se data 20 e muajit të ardhshëm. Një taksë që ekziston me ligj që prej vitit 1998, por që është neglizhuar ose nuk është mbledhur siç duhet.
BB: Tatimet pa kapacitet për skemën e TVSH-së
Banka Botërore ka dhënë vlerësimin e saj mbi nismën e qeverisë për të përfshirë në skemën e TVSH-së bizneset me xhiro mbi 2 milionë lekë. Gjatë prezantimit të raportit për vendet e Ballkanit Perëndimor, përfaqësuesja e BB për Shqipërinë thanë se Banka Botërore nuk ka ende një vlerësim se çfarë impakti social do të ketë kjo nismë, por shqetësim mbetet kapaciteti i kufizuar i administratës tatimore.
Çela nuk paguan borxhet ndaj KESH-it, tatimet bllokojnë Korporatën
Tatimet kanë bllokuar të gjitha llogaritë e KESH që prej datës 31 tetor. Drejtoria e tatimpaguesve të mëdhenj ka dërguar në të 16 bankat shqipatre ku kërkon bllokimin e të gjitha parave të KESH dhe vjeljen e detyrimit 1.87 miliard lekë ose 1.8 milion dollarë. Në shkresën dërguar bankave, tatimet kërkojnë kalimin e kësaj shume brenda 3 ditëve.
FMN ikën pa marrëveshje nga Shqipëria, kundër bashkimit të tatimeve me doganat
FMN është kundër planit të qeverisë për bashkimin e tatimeve me doganat. Në mbyllje të vizitës në Shqipëri misioni i FMN-së ka ikur pa lajmëruar firmosjen e ndonjë një programi bashkëpunimi dhe ka dalë me një deklaratë zyrtare ku thekson riskun e lartë të një operacioni qw bashkon tatimet me doganat.
13 bashki nuk kanë derdhur Sigurimet Shoqërore për punonjësit
Në listën e gjatë me 18 500 biznese që rezultojnë debitore pranë autoriteteve fiskale, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve paralajmëron për bllokim të llogarive bankare edhe 13 bashki. 9 prej tyre kanë hyrë në listën e borxhit tatimor pas bashkimit që ndodhi nga reforma administrativo – territoriale. Detyrimi që zyrat e pushtetit lokal kanë në tatime lidhet me mosderdhjen e kontributeve të sigurimeve shoqërore për një pjesë të stafit të tyre.