Tatimet
PPP-ja për gjurmimin e TVSh-së, zv.drejtori i Tatimeve: “Mënyrë efikase kundër evazionit”
Zv.Drejtori i Tatimeve, Xhavit Curri, shpjegon në një intervistë për “Tema TV” arsyet se përse qeveria mori në konsideratë propozimin e një kompanie private për krijmin e një platforme dixhitale për gjurmimin e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar. Curri hedh poshtë zërat se DPT-ja nuk ka bërë studim fizibiliteti dhe shton se arsye kryesore është pikërisht lufta kundër evazionit. “Ky është një hap cilësor që është i kërkuar edhe nga BE-ja, pasi ne jemi një vend që aspirojmë të aderojmë në BE dhe kjo është një kërkesë që herët a vonë ne do të duhet ta plotësojmë”, deklaron ai.
Evazioni me pagat e sektorit privat, vjen "furtuna" e radhës për bizneset
Pas aksionit kundër informalitetit që u shoqërua me një klimë represioni ndaj biznesit dhe që nuk dha efektet e pritshme qeveria ndërmerrer një tjetër nismë për të luftuar evazionin në ekonomi dhe shmangien e subjekteve nga detyrimimet fiskale. Verifikimin e pagave për të punësuarit në sektorin privat. Monitor thotë se deklarimi i pagave më i ulët se realja në sektorin privat është një nga burimet më të mëdha të evazionit në vend.
Vështirësia e bashkimit të tatimeve me doganat
Qeveria po studion mundësinë e bashkimit të Tatimeve me Doganat në një institucion të vetëm.Zyrtarë të lartë në Ministrinë e Financave bëjnë të ditur se që prej vitit të kaluar është ngritur një grup pune që po shqyrton mundësinë e këtij bashkimi, duke studiuar eksperiencën e tre vendeve: Gjeorgjisë, Kanadasë dhe Suedisë.
Por ky proces nuk duket të jetë i lehtë, edhe pse qeveria e ka premtuar në programin e saj. Kjo për shkak të nivelit të lartë të informalitetit në Shqipëri, por edhe problemeve me realizimin e të ardhurave.
Sistemi i propozuar për TVSH, një platformë totalisht teknologjike
MPOS: Sistemi i propozuar është totalisht një platforme teknologjike. Nuk do të prekë në asnjë moment paratë e bizneseve dhe as nuk do të ketë role të tjera dytësore të pashprehura apo me dashje të shtuara në komunikime që bëhen në media. Eshtë një platformë në ndihmese të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve…
Në prag falimenti 3960 biznese, tatimet shpallin mbledhjen me forcë të detyrimeve
Gjatë vitit të kaluar 3960 subjekte u përfshinë në listën e zezë të tatimeve për shkak se nuk kanë paguar në kohë detyrimet tatimore. Me përfshirjen në këtë klasifikim ndaj këtyre bizneseve nis mbledhja me forcë e detyrimeve dhe u konfiskohen pasuritë e luajtshme dhe të paluajtshme, bëjnë të ditur burimet zyrtare të tatimeve.
Bie 15% xhiro e deklaruar e biznesit në tetor
Xhiro e deklaruar nga biznesi në total në tetor të këtij viti ka zbritur në 42 miliardë lekë, nga 49 miliardë lekë në shtator, duke shënuar një rënie me 15% brenda një muaji. Sipas të dhënave operative të siguruara nga Revista Monitor xhiro e biznesit të madh shënoi uljen më të madhe, gati 17%.
Konflikti me “Bankers Petroleum”, qeveria: Çdo kompani që punon në Shqipëri, duhet t’i bindet ligjeve në fuqi
Përballja e qeverisë shqiptare me “Bankers Petroleum” po merr rrugë të pakthyeshme. Duke raportuar sot në Komisionin Parlamentar të Veprimtarive Prodhuese, ministri i Energjetikës, Damian Gjiknuri bëri të qartë se problemi ekziston dhe se ai do të zgjidhet në Arbitrazh. “Ne, nga auditet e kryera nga agjencitë e specializuara, kemi gjetur që ka kosto të fryra dhe ky është thelbi i konfliktit, që ka vajtur në Arbitrazh. Arbitrazhi nuk është gjë e paparashikuar, është në marrëveshje. Pra palët do e zgjidhin përmes ekspertëve dhe Arbitrazhit.
Marrëzia e një udhëzimi - 37 milionë euro penalitete për 100 tonë sheqer pa faturë!
Ministria e Financave po përgatit udhëzimin “PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË UDHËZIMIN NR. 24 DATË 02.09.2008 “PËR PROCEDURAT TATIMORE NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË” I NDRYSHUAR, i cili do të shërbejë si bazë për zbatimin e ndryshimit të ligjit të procedurave, që hyri në fuqi në 12 nëntor dhe që parashikon ashpërsim të ndjeshëm të gjobave dhe penaliteteve ndaj bizneseve me shkelje.
Bankers Petroleum kërkon zbatimin e vendimit të Arbitrazhit, ose do të ndërpresë prodhimin e naftës
Bankers Petroleum ka deklaruar se do të ndërpresë punimet nëse shteti shqiptar nuk zhbllokon llogaritë e saj. Vendimi i Gjykatës së Arbitrazhit i dha të drejtë kompanisë kanadeze, e cila operon në shfrytëzimin e puseve të naftës dhe prodhimit të saj në zonën e Patos Marinzës. ““Bankers” thotë se javën e kaluar ajo eksportoi vetëm 85 për qind të sasisë së prodhuar, pasi nuk mund të financonte më tepër transportin për shkak të bllokikmit të llogarive nga Tatimet.
"Xhandarët" e Tatimeve mbijnë një herë në tre ditë në dyert e bizneseve
Sektori i terrenit në Drejtorinë Rajonalë të Tatimeve në Tiranë ka ndërmarrë një aksion tjetër në terren duke u kërkuar arsye specifike bizneseve se pse kanë rënë xhirot. Në fokus sërish janë pikat e tregtisë me pakicë të mallrave dhe shërbimeve.