Sistemi i propozuar për TVSH, një platformë totalisht teknologjike
MPOS: Sistemi i propozuar është totalisht një platforme teknologjike. Nuk do të prekë në asnjë moment paratë e bizneseve dhe as nuk do të ketë role të tjera dytësore të pashprehura apo me dashje të shtuara në komunikime që bëhen në media. Eshtë një platformë në ndihmese të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve…
Pasi Ministria e Financave bëri të ditur sot nismën e ndërmarrë prej saj për një Partneritet Publik Privat, në fushën e administrimit tatimor, (http://www.monitor.al/financat-shpallin-dhenien-tvsh-se-koncesion-partne...) shoqëria që ka dërguar propozimin e pakërkuar "MPOS", ka sqaruar për "Monitor" projektin e saj.
- Projekti i propozuar dhe i pakërkuar, në 2014, mban emrin "VAT Collection Enhancement System". Burimet nga kompania pohojnë se këtu emri është transformuar në një mënyrë që lë të kuptohet sikur partneri privat në këtë PPP do të mbledhe vetë dorazi apo nëpërmjet një sistemi elektronik TVSH-në. “Asgjë e tillë nuk qëndron. Sistemi i propozuar është totalisht një platforme teknologjike. Nuk do të prekë në asnjë moment paratë e bizneseve dhe as nuk do të ketë role të tjera dytësore të pashprehura apo me dashje të shtuara në komunikime që bëhen në media. Është një platformë në ndihmese të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve”.
- Së dyti, sqaron kompania, sistemi zëvendeson dhe zgjeron sistemin aktual të deklarimeve fiskale. Sistemi aktual quhet Nexus. Ky sistem operohet prej disa vitesh në DPT dhe është sistemi në të cilin kasat aktuale fiskale deklarojnë të dhënat ditore.
- Ky sistem ka patur shumë mangësira si dhe ka rezultuar me probleme të shumta teknike. Sistemi i propozuar ka si qëllim eliminimin e këtyre problemeve.
- Së treti, sistemi zgjeron gamën e pajisjeve fiskale që do të mund të deklarojnë të dhëna fiskale (transaksione biznesesh).
- Së katërti, sistemi i propozuar është konform me direktivat e TVSH-së së Bashkimit Europian!
- Së pesti, sistemi përfshin në brendësi dhe platformën e lojës promocionale së kuponit tatimor në dy forma: të përjavshme dhe të çastit.
- Së gjashti, skema e shpërblimit të partnerit privat është ndryshe nga çfare është paraqitur sot në media.
Partneri privat do të shpërblehet me një perqindje të rritjes së TVSH-s në baze viti mbi kuoten e 11%, përfundojnë burimet nga kompania.
"Monitor"/http://www.monitor.al/mpos-sistemi-propozuar-per-tvsh-totalisht-nje-plat...
Comments
O zoti EDI RAMA -
O zoti EDI RAMA - KRYEMINISTER !
O zoti CANI !
O zonja BEQIRAJ !
A ka mbetur gje pa dhene me koncension ?
A ka mbetur gje pa e dhjere e permjere, me keto eksperimente ne tatime e dogana, me kuadro paraadoleshente, me hajdute e gryketare te pangopur ?
Ne rast se do te vazhdoni keshtu, me keto mutsihane qe po beni cdo dite, nuk do ta keni te gjate.
Nuk e kuptoj pse opozita, nuk i shfrytezon keto raste.
Add new comment