Evazioni me pagat e sektorit privat, vjen "furtuna" e radhës për bizneset
Pas aksionit kundër informalitetit që u shoqërua me një klimë represioni ndaj biznesit dhe që nuk dha efektet e pritshme qeveria ndërmerrer një tjetër nismë për të luftuar evazionin në ekonomi dhe shmangien e subjekteve nga detyrimimet fiskale. Verifikimin e pagave për të punësuarit në sektorin privat. Monitor thotë se deklarimi i pagave më i ulët se realja në sektorin privat është një nga burimet më të mëdha të evazionit në vend. Shqipëria mbledh të ardhura nga kontributet e sigurimeve shoqërore vetëm 5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) ndërkohë që mesatarja rajonale është 10% e PBB-së, ndonëse vendi ynë ka ndër nivelet më të lartë të taksës së punës (15% që paguhet nga punëdhënësi dhe 11.2% nga punëmarrësi).
Edhe të hyrat nga tatimi mbi të ardhurat nga të punësuarit në sektorin privat, janë në vlerë absolute më të ulëta se ato nga punonjësit shtetërorë, ndonëse të punësuarit në biznes janë gati dyfishi i atyre në shtet.
Drejtoria e Tatimeve Tiranë i ka njoftuar bizneset se duke u bazuar në analizën e vlerësimit të riskut mund të jenë objekt për verifikim në vend apo nga zyra nga administrata tatimore. Spas Monitorbizneset do të kontrollohen për pagat e deklaruara, dhe krahasimin me kompanitë e të njëjtit sektor, si dhe verifikimin e pagave, duke i krahasuar me deklaratën vjetore individuale të të ardhurave.
Comments
Ky fenomen ndodh, dhe eshte e
Ky fenomen ndodh, dhe eshte e vertete, pagesa edhe me banke edhe nen dore, qe bejne bizneset ndaj punonjesve. Sidomos kjo gje, verehet tek MEDIAT pa perjashtim, e pastaj me rradhe ne te gjithe llojet dhe kategorite e bizneseve.
Por, se si do t'ja beje qeveria kesaje pune, edhe ky eshte nje problemper t'u pare e menaxhuar mire.
Une tek biznesi im, po me
Une tek biznesi im, po me kerkoj nje gje te till e kam zgjidhjen, thjesht do i heq nga puna 3-4 vet qe tja paguaj te tjereve.
Add new comment