Valë spastrimesh në Tatime. Thirrje ekselentëve njësoj si në Diplomaci
Drejtori i ri i Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, Enton Duro e ka marrë me revan dhe pasion punën e re. Pak ditë pasi njoftoi nisjen e procesit të ristrukturimit, DPT-ja ka shtuar sot një njoftim të dytë: 56 studentë apo të diplomuar ekselentë janë tanimë pjesë organike e drejtorisë në nivel qendror dhe rajonal.
DPT-ja fton të diplomuarit përmes një thirrjeje publike që të bëhen pjesë e saj ndërkohë që ristrukturimi në këtë formë është në thelb spastrim. Siç bëjnë me dije burime nga Tatimet në shënjestër janë vënë një sërë punonjësish, deri edhe drejtotrësh që kanë refuzuar të japing dorëheqje me ardhjen në krye të DPT-së të z. Duro.
Është brenda logjikës së dyshimit të arsyeshëm që ky pastrim të ndiqet në mënyrë selektive sidomos për faktin se Tatimet kanë qenë një ndër institucionet më pak transparente, qoftë për emërimet, ashtu edhe për vendimet që merren e që mbeten zakonisht larg syve të publikut. Kësaj i duhet shtuar fakti se Tatimet, po ashtu sikurse ta zëmë Diplomacia janë sektorë që është mirë të promovohen ekselentët e rinj, por aty pa përvojën në punë ke pak se çfarë të bësh në mënurë të saktë dhe korrekte. Zoti Rama eksperimentoi dhe vazhdon të eksperimentojë në këtë drejtim, por rezultatet nuk po duken ende.
Add new comment