Amnistia fiskale, bizneset mund të aplikojnë online
Qeveria ka prezantuar një tjetër element të amnistisë fiskale dhe penale për legalizimin e pasurive të padeklaruara. Sipas drejtoreshës së Përgjithshme të Tatimeve, Dalina Ibrahimaj, aplikimi do të bëhet online.
Aplikimi online është një garanci shtesë e verifikimit, pasi nuk lihet gjykimi në një dorë të vetme por varet nga sistemet.
Kemi një tërësi sistemesh, në ministrinë e Financave, Drejtësisë, Gjendjen Civile, Drejtorinë e Parandalimit të Pastrimit të Parave, apo dhe Hipotekën të cilat ndërthuren dhe komunikojnë.
I gjithë ky komunikim do të kryhet me qëllim që zbatimi i nenit 6 i këtij p/ligji të garantohet nga sistemet dhe të mos lihet në gjykimin e një individi
theksoi Ibrahimaj gjatë diskutimit të projektligjit.
Nisma ka provokuar debate dhe kundërshti, pasi ka dyshime se me amnistinë do të falen edhe para të pista. Ministrja e Financave, Anila Denaj ka sqaruar në një prononcim për Zërin e Amerikës se në fakt amnistia rehabiliton pasqyrat e biznesit që ka bërë evazion. Sipas saj qeveria në relacion nuk ka përshkruar pritmëritë, pasi përndryshe do të kishte informacioni e duhur dhe nuk ka vepruar.
Ne po flasim për një falje për një deklarim jo të saktë. Por ne kemi bërë falje dhe për elementë të tjerë. Kemi bërë falje për kamatvonesat. Shkojmë me tej, kemi bërë falje dhe për krime. Amnisti janë dhe ato.
Në relacion ne nuk kemi përcaktuar një pritshmëri. Që të realizosh një pritshmëri duhet të kesh një database, një informacion i cili duhet të bëjë së pari ndarjen qartazi midis grupeve që unë përmenda pak më lart. Këtë ne nuk mund ta kalkulojmë, sepse nëse do ta kalkulojmë sot duhet të pranojmë që kishin gjithë informacionin për evazionin fiskal dhe nuk e kemi kapur. Ky është një ligj jo për të ardhurat domosdoshmërisht në buxhetin e shtetit. Mbi të gjitha duhet të kuptojmë që është një ligj, i cili ndihmon binzeset dhe individët në Shqipëri, të cilët kanë nevojë për të rehabilituar pasqyrat e tyre fiskale
sqaron Anila Denaj Ministre e Financave dhe Ekonomisë.
Amnistia nga aspekti politik dhe administrativ është provë e dështimit të qeverisë në luftën kundër informalitetit, pasi luftën kundër evazionit nuk e nisi ndonjëherë. Të paktën me aksione.
Add new comment