Konfirmohet gjobvënia e tatimorit te PS
Policia konfirmoi me anë të një njoftimi arrestimin e dy personave, mes të cilëve Artan Krojit, kryetari i Partisë Socialiste në njësinë Nr. 3 në Tiranë. Ai akuzohet për korrupsion pasiv dhe shpërdorim detyre.
Në njoftim thuhet se inspektorët tatimorë, mes të cilëve edhe Kroi “në bashkëpunim me njëritjetrin, duke shpërdoruar detyrën, kërkonin dhe u merrnin ryshfet bizneseve gjatë inspektimit të tyre, shuma në vlera monetare që shkonin deri në 2 milionë lekë të vjetër për çdo rast. Pas denoncimit të një biznesi, hetuesit siguruan prova që vërtetojnë shpërdorimin e detyrës nga ana e tyre, pasi rezulton se gjobisnin bizneset gjatë kohës që kryenin inspektimin e tyre”
Rasti u denoncua nga Partia Demokratike si ngjarje që policia e mbajti të fshehtë për shkak të lidhjeve të Kroit me deputetetn Klodilda Bushka. Kjo e fundit doli më pas me deklaratën e mësipërme ku konfirmoi implikimin e zyrtarit socialist të tatimeve në gjobvënie.
Add new comment