Shkarkimet
Goditen njerëzit e LSI-së te Ministria e Drejtësisë
Ish-sekretarja e përgjithshme e Ministrisë së Drejtësisë, Juliana Hoxha, drejtori ekonomik Aurel Lamce dhe dy specialistët e IT-së, Lysien Ali dhe Arlind Alikaj janë arrestuar për abuzime me tenderat në këtë dikaster.
Tetë të tjerë janë në arerst shtëpie. Raportohet jo zyrtarisht se nën verifikim janë edhe dy ish-ministra të Drejtësisë, Petrit Vasili dhe Ylli Manjani për rolin e tyre në këto tendera.
Hipoteka e Tiranës në grevë, Braçe: Lushnja është në punë
Gjatë diskutimeve në Komisionin e Ekonomisë ku ishte e pranishme ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj u pyet nëse ishte në dijeni të faktit se shërbimi hipotekor ishte në grevë. Ministrja nuk dha një përgjigje të qartë, por tha se Shërbimi i Hipotekës ishte një institucion në varsi të Ministrisë së Drejtësisë dhe për këdo që shkel ligjin do të ketë penalitete.
Rrumpalla mes rilindjes dhe republikës së re
Situata e tanishme elektoralo-politike po provon një paradoks që është i tillë vetëm në dukje, ose kur ankorohet si rrjedhojë logjike në idenë e të majtës dhe të djathtës. Në fakt nuk është fare kështu dhe për ta kuptuar sesi sot PD-ja lufton LSI-në përmes vendimmarrjes administrative, ndërkohë që vetë LSI-ja është në pushtet, do të duhej që premisa "e majtë - e djathtë" të eliminohej fare. Kemk të bëjmë me grupe interesi dhe asgjë më shumë.
Dorëheqja e drejtorit të Sptalit të Lushnjës, nuk pranoi të firmoste shkarkimet e Beqajt
Tërhoqi vëmendjen sot dorëheqja e drejtorit të Spitalit të Lushnjës, i cili në një konferencë për shtyp tha se vendosi të lërë postin për arsye familjare. Por burime pranë spitalit të Lushnjës thanë për ResPublica se Ramazan Doko vendosi të japë dorëheqjen pasi nuk pranoi të firmosë shkarkimin e 35 punonjësve nga spitali i Lushnjës, si pjesë e urdhërit për ristrukturimin e personelit mjekësor. Edhe në konferencën për shtyp Doko u tregua i kujdesshëm, duke lënë të nënkuptohet shkak i largimit ishte pamundësia për të çuar përpara projektet e tij.