Hipoteka e Tiranës në grevë, Braçe: Lushnja është në punë
Gjatë diskutimeve në Komisionin e Ekonomisë ku ishte e pranishme ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj u pyet nëse ishte në dijeni të faktit se shërbimi hipotekor ishte në grevë. Ministrja nuk dha një përgjigje të qartë, por tha se Shërbimi i Hipotekës ishte një institucion në varsi të Ministrisë së Drejtësisë dhe për këdo që shkel ligjin do të ketë penalitete.
Diçka më tepër sqaroi Kryetari i Komisionit të Ekonomisë, Erion Braçe, i cili tha se e bllokuar është vetëm Hipoteka e Tiranës, ndërsa në Lushnjë sipas tij ky shërbim funksiononte normalisht. Braçe përmendi se pas bllokimit në hiptekën e Tiranës qëndron partia e konventave, duke nënkuptuar LSI-në. Kryetari i Komisionit të Ekonomisë kërkoi nga ministrja Gjonaj që të mos mjaftohen me shkarkime të punonjësve pas denoncimeve në Portalin e Bashkëqeverisjes, por të ketë edhe ndjekje penale për ta.
Add new comment