vendimmarrja

Dy arrestime që vënë në pikëyetje vendimmarrjen e Autoritetit të Mediave Audiovizive

Postuar në 14 Qershor, 2019 15:26

Mediat raportojnë sot se në kuadër të operacionit policor të zhvilluar kundër pjesëtarëve të një fisi në Elbasan, janë arrestuar edhe dy gazetarë. Sipas raportimeve të deritanishme Suela Musta, anëtare e Autoritetit të Mediave Audiovizive dhe Zylyftar Bregu, pedagog i gazetarisë, ish-anëtar I AMA-s, akuzohen se kanë favorizuar dhënien e liçencës për televizion kabllor në Elbasan për personat e fisit në fjalë.

Harresa mund të ndihmojë për vendimmarrje më inteligjente

Postuar në 22 Qershor, 2017 10:17

Kujtesa e fortë zakonisht lidhet me inteligjencën e një personi dhe ka një seri këshillash sesi të forcohet ajo. Por duket se truri punon aktivisht që ne të harrojmë. Të paktën sipas dy kërkuesve në Institutin Kanadez për Kërkime të Avancuara, Paul Frankland dhe Blake Richards, të cilët kanë publikuar një studim të ri.

“Ka nevojë për njerëz të rinj në politikë dhe në institucione"

Postuar në 04 Prill, 2016 15:04

Shqipëria ka nevojë për njerëz të rinj në politikë, gjykata dhe në institucione. Sugjerimi vjen nga ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu, i cili gjatë një bashkëbisedimi me studentë, ka bërë apel për pjesëmarrje në proceset vendimmarrëse.  “Shumë prej jush ëndërroni të bëheni mjekë jurist arkitektë dhe inxhinierë. Shpresoj që shumë prej jush të futeni në shërbimin publik, si oficer policie, gjykatës madje edhe politikanë. Shqipëria ka nevojë që të rinjtë e saj më të mirë dhe më të zgjuar të shërbejnë si vendimmarrës në të ardhmen.

Nëse ka një Kënetë në Shqipëri, kjo e ka emrin: PS

Postuar në 19 Mars, 2016 19:07

Është viti 2016 dhe me gjasë kanë mbetur vetëm dy persona që vijojnë të mbajnë fjalë nga tribunat që nga viti 1991: Sali Berisha dhe Gramoz Ruçi. Të gjithë të tjerët, që nisën rrugën politike 25 vite më parë, ose janë spostuar, ose janë tërhequr, ose kanë humbur rëndësinë që kanë patur. Kjo sidomos në Partinë Socialiste që ka kaluar disa trauma të brendshme, të etiketuara shpesh si reforma dhe zhvillim demokratik i brendshëm.

Intervista/Ervin Salianji : Roli i Departamenteve(qeveria hije), thelbësor në vendimmarrjen e PD-së

Postuar në 30 Tetor, 2015 22:16

Partia Demokratike nën kryesinë e Lulzim Bashës ka ndërmarrë një reformë strukturore, duke angazhuar figura të reja. Ervin Salianji është një nga figurat e reja në strukturat  e vendimmarrjes së Partisë Demokratike. Ai është edhe një kandidatët për kreun e Forumit Rinor të Partisë Demokratike. I riu demokrat shpjegon se cila është arsyeja që ka bërë që ai të angazhohet akoma më shumë në forcën politike të djathtë.

Z. Salianji cili është formimi juaj dhe kur u përfshitë në strukturat e Partisë Demokratike?

Dekriminalizimi/ Një analizë gjuhësore dhe “nastradinët” e vendimmarrjes

Postuar në 09 Shtator, 2015 21:17

Shqipëria është vendi i çudirave tragji-komike të ligjvënësve të saj kundrejt popullit të vet. Kushedi se çfarë kryeveprash akoma më të mëdha do të kishin nxjerrë shkrimtarët si Honoré de Balzac dhe Geroge Orwell, nëse në një rast hipotetik do të ishin transportuar nga koha e tyre, kur jetuan, në Shqipërinë tonë aktuale.

Kauza

Subscribe to RSS - vendimmarrja