Dy arrestime që vënë në pikëyetje vendimmarrjen e Autoritetit të Mediave Audiovizive
Mediat raportojnë sot se në kuadër të operacionit policor të zhvilluar kundër pjesëtarëve të një fisi në Elbasan, janë arrestuar edhe dy gazetarë. Sipas raportimeve të deritanishme Suela Musta, anëtare e Autoritetit të Mediave Audiovizive dhe Zylyftar Bregu, pedagog i gazetarisë, ish-anëtar I AMA-s, akuzohen se kanë favorizuar dhënien e liçencës për televizion kabllor në Elbasan për personat e fisit në fjalë.
Situata ngjan e paqartë pasi arrestimet në Elbasan kanë të bëjnë me persona që kanë probleme me rendin publik, ndërkohë që dy gazetarët nuk janë të tillë. Megjithatë kjo shfaqje shtron për diskutim dy çështje:
Politizimin e ndërhyrjeve të policisë, meqenëse Musta dhe Bregu perceptohen si afër partive opozitare dhe së dyti mënyrën sesi vepron dhe vendos AMA.
Për dhënien e liçencës duhen 4 vota nga 7 anëtarë që ka Autoriteti dhe ndalimi i dy gazetarëve në fjalë është shumë i dyshimtë. AMA është një institucion që vepron mbi një bazë ligjore dhe burokratike shumë bllokuese në raport me operatorët ndërkohë që ka dy vjet që shkel detyrimet për dixhitalizimin. Duhet shtuar këtu se për një sërë problemesh që kanë të bëjnë me vendimmarrjen e AMA-s njoftohet edhe kryeministri që përmes saj shpërndan paratë publike për operatorë të preferuar.
Ndaj lidhja mes dy anëtarëve në fjalë me fisin Çapja në Elbasan, përfolur sit ë afërt me PD-në shtron pikëpyetje për punën e AMA-s në tërësi. Çfarë vendos ky institucion dhe si lobohet dhënia e liçencave? Si bëhen 4 vota për miratim liçence dhe çfarë pasojash ka në treg ndëryrje të kësaj natyre? Duhet shtuar se operatorët televizivë janë instrumente pushteti jo argëtimi dhe marketingu, ndaj edhe kjo lojë që ka hapur sot policia e Edi Ramës krijon premisat për një hetim të plotë në AMA. Përndryshe policia politike e Sandër Lleshajt dha shfaqjen e radhës ashtu siç ka bërë gjithë këto vite.
Add new comment