Lindja e Mesme
Garantorë dhe zgjidhje me dy shtete, propozimi turk për konfliktin në Lindjen e Mesme
Turqia po tenton të krijojë një model të ri ndërmjetësimi për zgjidhjen e krizës Izraeli-Palestinë. Ajo synon të përfshijë shtetet e rajonit dhe atë perëndimore si garantues dhe të shkojë drejt një zgjidhjeje afatgjatë mbi principin e dy shteteve.
Ministri i Jashtëm, Hakan Fidan, tha të hënën se Turqia ka dy prioritete në lidhje me konfliktin e riaktivizuar: mbrojtja e civilëve dhe ndihma humanitare nga njëra anë dhe përpjekja për të gjetur një zgjidhje afatgjatë nga ana tjetër.
Tur me probleme në Lindjen e Mesme, Bidenit i kërkojnë luftë kundër Iranit në Izrael
Turi i presidentit amerikan Joe Biden në Lindjen e Mesme nuk ka nisur edhe aq mirë. Mediat raportojnë për tensione mes Biden dhe kryeministrit izraelit Yair Lapid, icili në konferencën për shtyp doli hapur kundër qëndrimit të Biden për çështjen e Iranit. Nëse presidenti amerikan ka bërë të qartë se ai i qëndron diplomacisë dhe sheh ti rigjallërimi imarrëveshjes së vitit 2015 një mundësi, Lapid ka folur fare pa dorashka kur ka thënë se:
Njeriu e ndryshoi qasjen ndaj vdekjes 20 000 vjet më parë
Në Lindjen e Mesme, njeriu prehistorik e ndryshoi raportin me vdekjen gati 20 000 vjet më parë. Të dhënat për këtë ndryshim në sjelljen e komuniteteve që jetonin me gjueti vijnë nga zbulimi i mbetjeve të një gruaje, e cila pas vdekjes është djegur në një kasolle.
Varrimet e njerëzve në shtëpi ose struktura të tjera, si dhe djegiet, mendohet se kanë origjinën në fshatrat bujqësorë të periudhës neolitike në dhe përreth Lindjes së Mesme, jo më herët se rreth 10 000 vjet më parë.
Europianët janë tallur gjatë me amerikanët, koha që të shpenzojnë për sigurinë e tyre
Gjendja e sotme në Lindjen e Mesme shpjegohet me Traktatin e Sevrës
Brenda një viti nga nënshkrimi i Traktatit të Sèvres, fuqitë evropiane filluan të dyshojnë se kishin kafshuar më shumë sesa mund të përtypnin. Të vendosur për t'i rezistuar pushtimit të huaj, oficerët osmanë si Mustafa Kemal Ataturk riorganizuan atë që mbetej nga ushtria osmane dhe, pas disa vitesh luftime të dëshpëruara, dëbuan ushtritë e huaja duke kërkuar të zbatonin kushtet e traktatit. Përfundimi ishte Turqia që ne njohim sot, kufijtë e rinj të së cilës u vendosën zyrtarisht në Traktatin e Lozanës në 1923.
Turqia është blerësi i parë, Rusia: Armatimi ynë do shfaqet në mbarë Lindjen e Mesme
Ndërsa mediat amerikane raportojnë për sanksione të mundshme ndaj Turqisë, për shkak të blerjes prej saj të sistemit mbrojtës S-400, Moska njofton se ka ndërmend që armatimin e saj ta shpërndajë në mbarë rajonin e Lindjes së Mesme dhe të Afërme. Kreu i Komitetit për Çështjet e Jashtme në Dumën ruse, Leonid Slutsky ka deklaruar në një intervistë për RT se Turqia është vetëm blerësi i parë.
Në kërkim të një lufte me Iranin
Nga Izraeli në Arabinë Saudite, aktorë të ndryshëm politikë dhe mediatikë po flasin për luftë kundër Iranit. “Qeni” i ndërsyer në këtë përballje ngjan të jetë SHBA që pasi po ngec në skenarin venezuelian, po hidhet në Lindjen e Mesme me alibi identike me ato që janë dëgjuar dekadat e fundit: luftë kundër terrorizmit, frymëzuesve të tij.
Studimi: Një shpërthim si i Tunguskës shkatërroi Sodomën(Tall el-Hammam) 3 700 vjet më parë
Shekncëtarë të universitetit Trinity në Albikërk mendojnë se rajoni i LIndjes së Mesme u shkatërrua rreth 3 700 vjet më parë nga një shpërthim i ngjashëm me atë të Tunguskës në Siberi në vitin 1908.
Gjetjet në zonën e Detit të Vdekur provojnë se nga shpërthimi i ndodhur rreth 1 km mbi sipërfaqen e tokës, u shkatërrua një zonë rreth 500 km2 duke i dhënë fund një qytetërimi që vijonte prej mijëra vjetësh. Shkencëtarët bazojnë supozimet e tyre në gjetjet në Ghorin e Mesëm në Jordaninë e sotme ku mineralet janë kristalizuar dhe qeramika është shndërruar në xham.
Jemeni, Teatri i një tjetër drame në Lindjen e Mesme
Në Jemen po luhet një tjetër tragjedi. Vdekja ka marrë përmasa biblike duke përfshirë gra dhe fëmijë. Një nga dramat më të mëdha në teatrin e Lindjes së Mesme. Jemeni, sipas OKB-së po përjeton krizë më të madhe humanitare në botë. Masakrat e nisura që nga viti 2015 pak shqetësojnë opinionin publik në Perëndim. Aq më tepër që kjo situatë nuk është shkaktuar nga armiqtë e fuqive dominuese perëndimore, por nga aleatët e tyre.
Jeruzalemi kryeqytet i Izraelit, një gabim i Trump në Lindjen e Mesme*
Qëkurse Donald Trump u zgjodh president i SHBA, kam mbajtur shënim vendimet e tij në çështjet e politikës së jashtme dhe të sigurisë duke u përpjekur më kot të gjej ndonjë emërues të përbashkët logjike dhe një strategji të organizuar në bazë të perceptimit tërësor hapësinor. Paul Krugman, çmimi Nobel në ekonomi dhe columnist për New York Times, ka dhënë një shpjegim bindës për këtë në shkrimin e tij të javës së kaluar “Injoranca për shekullin e 21”. Shkrimi thellohet në dy drejtime kryesore: