Studimi: Një shpërthim si i Tunguskës shkatërroi Sodomën(Tall el-Hammam) 3 700 vjet më parë

Postuar në 30 Nëntor, 2018 16:21

Shekncëtarë të universitetit Trinity në Albikërk mendojnë se rajoni i LIndjes së Mesme u shkatërrua rreth 3 700 vjet më parë nga një shpërthim i ngjashëm me atë të Tunguskës në Siberi në vitin 1908.

Gjetjet në zonën e Detit të Vdekur provojnë se nga shpërthimi i ndodhur rreth 1 km mbi sipërfaqen e tokës, u shkatërrua një zonë rreth 500 km2 duke i dhënë fund një qytetërimi që vijonte prej mijëra vjetësh. Shkencëtarët bazojnë supozimet e tyre në gjetjet në Ghorin e Mesëm në Jordaninë e sotme ku mineralet janë kristalizuar dhe qeramika është shndërruar në xham.

Nga goditja tokat pjellore të zonës u shndërruan në rërë dhe për pasojë njerëzit nuk u kthyen aty për rreth 600-700 vjet.

Të dhënat kryesore vijnë nga qyteti Tall el-Hammam, i epokës së bronxit, mbi të cilin spekullohet se lidhet edhe narrative biblike e Sodomës që thotë se Qyteti i Mëkatit u shkatërrua nga tërbimi i Zotit me zjarr.

Comments

Submitted by Anonymous (not verified) on

Ashtu eshte! Cdo gje vjen nga qielli! Ja sa bukur perzihet shkenca e sotme me fene! Ju lumte ju shkencetare te zote! Ha-lle-lu-ja!

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.