Butrint

Rifillojnë punimet për bar-kafe "Hako" në Parkun e Butrintit

Postuar në 27 Shkurt, 2018 20:09

Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro deklaroi në Komisionin e Edukimit se në Parkun e Butrintit kanë rifilluar punimet për ndërtimin e Bar-Kafesë që do të administrohet nga një subjekt privat. 

"Ne e pezulluam për sa kohë të shteroheshin pyetjet dhe proceset në diskutimin publik dhe në marrjen e opinionit të përfundimtar të UNESCO-s. Ka rifilluar punimi dhe shumë shpejt pika e shërbimit bëhet gati për sezonin e ri turistik”-theksoi ministrja. 

Butrint, dyshime se kompania ka tejkaluar sipërfaqen e ndërtimit me 105 m2

Postuar në 15 Tetor, 2017 09:56

Kompania “Hako” ka shkelur kushtet e kontratës, apo asaj që ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro e quajti kontratë, duke tejkaluar sipërfaqen e lejuar të ndërtimit në Butrint. Akuza ngrihet nga Report Tv, që informon se ka patur një komunikim zyrtar me Ministrinë e Kulturës për këtë qëllim. 

Betoni që po hidhet në Butrint(video)

Postuar në 14 Tetor, 2017 16:06

Video postohet nga Sali Berisha në faqen e tij në Facebook, ndërkohë që bie në sy përpjekja për të mos lejuar asnjë filmim. E çuditshme kur dëgjon ministren që pretendon se po zbatohet ligji.

"Hako" dhe "Agikons", ortakët e snack-barit në Butrint

Postuar në 11 Tetor, 2017 23:43

Në seancën dëgjimore të ministres së Kulturës Mirela Kumbaro në Komisionin e Medias u zbërthye në një farë mënyre i gjithë projekti që u kopsit me letra në fshehtësi dhe po në të njëjtën mënyrë filloi të ndërtohej në Butrint. 

Projekte, udhëzime, vendime...për një bar-kafe. Ministrja "harron" vetëm ligjin për Butrintin

Postuar në 11 Tetor, 2017 13:59

Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, ka dalë për herë të parë në një intervistë për News 24, për të sqaruar atë që po lejon të ndodhë në Butrint. Duke folur për situatën e krijuar në këtë Park Arkeologjik, ku sipas saj, ka probleme higjene dhe shitjesh pa kupon, ministria ndërhyri me një udhëzim për të stabilizuar situatën. Ministrja flet për studime, projekte, por nuk tregon asgjë nga ato. Ministrja flet për rehabilitim të një godine ekzsituese, me material të kthyeshme, dru dhe xham, e ndërkohë që jepte intervistën pamjet ilustruese ishin ato të betonierës që punonte në Park(minut 6).

UNESCO: "Nuk jemi konsultuar për ndërtimin në Butrint"

Postuar në 10 Tetor, 2017 08:37

Para disa ditësh, ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, u pyet nëse ndërtimi në Butrint është i konsultuar me UNESCo-n, meqenëse siti në fjalë është nën mbrojtjen e këtij organizmi. Ministrja siç shikohet në video përgjigjet se “patjetër që është konsultuar”. Më tej ajo thotë se ndërtimi i një bar kafeje është në Parkun Arkeologjik është bërë 100% në përputhje me rreullat dhe ligjet, por pa denjuar të sqarojë opinionin të cilit i detyrohet më shumë sesa arrogance karakteristike.

Nisin verifikimet për ndërtimin në Parkun e Butrintit

Postuar në 04 Tetor, 2017 11:45

Pas denoncimit në media, prokuroria ka nisur verifikimet për ndërtimin që po bëhet në Parkun Arkeologjik të Butrintit. Sipas shqiptarja.com, Prokuroria po verifikon nëse janë respektuar kushtet për lejen dhe nëse e lejon statusi i UNESCO-s ndërtimin.

Fytyra e vërtetë e Ministrisë së Kulturës(shoqëruar vendimi i KKA-së)

Postuar në 02 Tetor, 2017 18:23

Me një reagim të gjatë Ministria e Kulturës ka mohuar raportimet në media për ndërtimin e një objekti tregtar në Parkun Kombëtar të Butrintit. Por ajo që thuhet në sqarimin e detajuar është pikërisht ekzistenca e një udhëzimi që lejon ngritjen e një Qendra Multifunksionale Shërbimesh të cilat, sipas Ministrisë së Kulturës “do tregëtojnë vetëm produktet e miratuara dhe certifikuara paraprakisht nga Ministria e Kulturës”.

“Shesim karkaleca balte” mbi tabelën e qytetit antik në Butrint

Postuar në 07 Shtator, 2015 11:27

Është e sigurtë se aty ku është vendosur, tabela e kartonit do të marrë vëmendjen e duhur. Fotoja vjen nga portali Jeta osh qef dhe tregon mbishkrimin “Shesim karkaleca balte” bashkë me numrin e shitësit. Copa e kartonit është ngjitur mu poshtë tabelës së qytetit antik të Butrintit. Këto lloj karkalecash të kënetës janë karrema me të cilat gjuajnë peshkatarët, dhe “afaristi” nuk ka ngurruar që të vendosë reklamën e biznesit edhe në anën tjetër të kanalit, pranë dhomës së motorëve që lëvizin lundrën. 

Subscribe to RSS - Butrint