Rifillojnë punimet për bar-kafe "Hako" në Parkun e Butrintit

Postuar në 27 Shkurt, 2018 20:09

Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro deklaroi në Komisionin e Edukimit se në Parkun e Butrintit kanë rifilluar punimet për ndërtimin e Bar-Kafesë që do të administrohet nga një subjekt privat. 

"Ne e pezulluam për sa kohë të shteroheshin pyetjet dhe proceset në diskutimin publik dhe në marrjen e opinionit të përfundimtar të UNESCO-s. Ka rifilluar punimi dhe shumë shpejt pika e shërbimit bëhet gati për sezonin e ri turistik”-theksoi ministrja. 

Kumbaro vazhdon t'i qëndrojë versionit se në Parkun e Butrintit nuk ka ndertim, por ka rehabilitim te nje godine ekzistuese me materiale te levizshme ne çfaredo momenti. 
"E gjitha ajo platforme me ate pjese te vogel te telit me beton te varferuar dhe me pjesen e drurit mund te zhvendoset ne cdo moment"-shtoi ministrja.  Ndërtimi brenda parkut të Butrintit fillimisht shkaktoi debate, por kësaj rradhe opozite e kaloi pa zhurmë. Ndërtimi po bëhet pranë një muri prehistorik, i cili daton në shekullin e 7-8 para Krishtit, në Akropolin e qytetit të lashtë të Butrintit, pranë Kullës Veneciane, e cila është më e larta në Butrint.  

Sipas  Kumbaros ka qenë Kompania e sallameve Hako që solli kërkesë për të ofruar një shërbim të tillë. Qeveria thotë se nisma është për t'i ofruar më shumë shërbime turistëve, madje sipas saj objekti është lehtësisht i çmontueshëm pa cënuar asnjë vlerë të kësaj pasurie kulturore dhe historike. 

Comments

Submitted by Anonymous (not verified) on

Ah, qenka me beton te varferuar! E po ne rregull! Vazhdoni ngrini nga 4-5 lokale te tille ne cdo qender arkeologjike, si njerez te kultures (se barkut) qe jini!

Submitted by Andreas (not verified) on

Perveç bazamentit me beton te varferuar, vlen te theksohet se te gjitha muret rrethuese do te ngrihen me llaç bastard! Kjo per arsye se ne rast spostimi, mjafton te shurroset ne kater cepa dhe struktura zberthehet menjehere.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.