Butrint, dyshime se kompania ka tejkaluar sipërfaqen e ndërtimit me 105 m2

Postuar në 15 Tetor, 2017 09:56

Kompania “Hako” ka shkelur kushtet e kontratës, apo asaj që ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro e quajti kontratë, duke tejkaluar sipërfaqen e lejuar të ndërtimit në Butrint. Akuza ngrihet nga Report Tv, që informon se ka patur një komunikim zyrtar me Ministrinë e Kulturës për këtë qëllim. 

Në fakt, Ministria e Kulturës, në një komunikim zyrtar me Report TV e Shqiptarja.com ka deklaruar se sipërfaqja e objektit që ia ka dhënë me qira kompanisë private Hako është veçse 116 metra katror. “Objekti në fjalë është një përshtatje e ngrehinës ekzistuese, të ndërtuar në Butrint në vitet 1975 dhe mbulon një sipërfaqe prej 116m2 (objekt+platforma e verandës)” shkruan Ministria.
Por nga vëzhgimi në terren i zhvilluar në datën 2 tetor nga grupi i punës të ngritur nga Prokuroria e Sarandës del një situatë krejt ndryshe: “Nga këqyrja e vendit të ngjarjes u konstatua se në krahun lindor të Kalasë në një objekt një katësh ekzistues i ndërtuar me mur guri dhe i mbuluar me soletë betoni, po kryeheshin ndërtime rehabilitimi të këtij objekti. Objekti ishte me tre ndarje me përmasa 16x4m dhe para objektit ka shesh pushimi të shtruar me beton (...). Shesh pushimet para objektit kanë përmasa 16x7m dhe 15x3m të shtruar me beton ....”, shkruan në raport oficeri i policisë gjyqësore,
Po të llogaritësh përmasat e objektit që jep raporti del se objekti vetë me përmasa 16x4m ka sipërfaqe 64 metra katror, ndërsa sheshet janë: i pari 16 x 7m = 112 metra katror dhe i dyti 15 x 3m = 45 metra katror. Si përfundim shuma e gjithë sipërfaqes del 64m + 112m + 45m = 221 metra katror. Pra nga siperfaqeja e parashikuar në kontratën prej 116 metra katrore, firma HAKO nën vezhgimin e  Ministrisë së Kulturës ka pushtuar realisht brenda parkut arkeologjik të Butrintit një siperfaqe prej 221 metra katore, ose 105 metra katrore me shumë.
Në fakt për të dhënë me emfiteozi një sipërfaqe mbi 200 metra katore pa konkurrim si është bërë në rastin e firmës Hako, ministria e Kulturës e kishte për detyrë sipas VKM nr. 54 dt 5.2.2014 të firmosur nga kryeministri Edi Rama, për të bërë një konkurim publik, gjë që konkretisht nuk ka ndodhur

raporton gazeta “shqiptarja.com”. 

Çështja është në hetim dhe ky hetim shpresëpakë po synohet të mbulohet nga lajme të tjera si ai për rrugën Egnatia dje, apo arrestimi i policëve në Këlcyrë. Përpjekja për të bërë budallenj njerëzit nuk ndalet, kur ndërkohë që në Këlcyrë ndalet një ndërtim minimal, nuk ka asnjë qëndrim për hec-et që do t’i japin dërmën një ekosistemi të tërë. Apo kur shqetësohen për muret e një rruge, apo shpallet zonë e mbrojtur Kanina, ndërkohë që për Butrintin kryeministri nuk ka gojë të flasë. 

 

http://shqiptarja.com/home/1/butrinti-firma-hako-pushton-105-m2-me-shume...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.