tregetia
KE lehtëson rregullat për origjinën e mallrave nga Ballkani Perëndimor
Komisioni Europian ka miratuar së fundmi një paketë ndryshimesh që lehtësojnë qarkullimin e mallrave me fqinjët në Ballkan dhe rajonin e Mesdheut.
A duhet konsideruar depistimi masiv me ndihmën e operatorëve privatë?
Ju të gjithë e keni keqkuptuar, OBSH-ja thotë të thyejmë zinxhirin e infeksionit, të gjurmojmë dhe të testojmë rastet e dyshuara. E kanë kuptuar gabim pasi unë e kam dëgjuar shumë mirë se çfarë ka thënë OBSH
Kështu ka deklaruar sot në një prononcim mediatik përfaqësuesja e IShP-së, Silva Bino.
Edhe Organizata Botërore e Shëndetësisë në një mesazh të shpërndarë sot për Shqipërinë thekson ndër të tjera se:
SHBA-BE drejt luftës tregëtare
Gazeta e njohur amerikane “The Washington Post” shkruan sot se marrëdhëniet mes BE-së dhe SHBA-së janë në një pikë delikate dhe në prag të lufte ekonomike. Unioni europian duhet të plotësojë kërkesat e presidentit Donadl Trump që kanë të bëjnë me surplusin në shkëmbimin tregëtar mes të dy zonave pasi përndryshe nuk përjashtohet përballja që kujton atë mes SHBA-së dhe Kinës.
"Serbia bën biznes me Kosovën, Shqipëria bën folklor"
Në panairin e biznesit “Prishtina 2018” që do të mbahet në 18-21 prill, ajo që bie në sy është pjesëmarrja e një kompanie të vetme nga Shqipëria. Për kreun e Dhomës së Tregtisë, Tiranë, Nikolin Jaka, ky është një sinjal alarmi që duhet të bjerë në vesh të politikës së dy vendeve.
TvT
Samiti i Triestes përtej alibisë së europianizimit
Deklarata përmbyllëse e Samitit të Triestes është e mbushur me fjalë të mira dhe optimiste. Duke e marrë zhvillimin e rajonit të Ballkanit Perëndimor në një konteskt teorik që i referohet përvojës frank-gjermane, Gjermania me aleatët e vet, ka menduar të eksperimentojë edhe këtu atë që provoi vetë. Siç e dimë modeli franko-gjerman i hapi rrugën Bashkimit Europian, padyshm një arritje jo e vogël, por i cili qysh në krizën e parë serioze, atë të vitit 2008, nxori në sipërfaqe diferencën e madhe mes Gjermanisë si dominuese dhe vendeve të tjera.
Turqia, luftë dollarit në Azi: Tregëti me Iranin, Rusinë dhe Kinën në monedha lokale
Turqia ka ndërmarë së fudmi një nismë me karakter ekononomik që mund të ketë rrjedhoja jo të vogla: tregtëti me katër vendet kryesore aziatike në monedhën lokale. Më datën 3 dhjetor, presidenti turk, Reccep Tayyip Erdogan, zbuloi këtë ide në Ankara:
“Sugjerova si më poshtë: Le ta bëjmë tregëtinë në monedhë locale. Çfarëdo lloj gjëje që blej prej jush do ta paguaj në rubla ruse dhe çfarëdo lloj gjëje që do blini prej meje do ta paguani në lira turke”, citon “Hurriet” presidentin turk, i cili këtë ofertë ua ka bërë edhe Iranit dhe Kinës.
Drejt përballjes tregëtare mes SHBA-së dhe Gjermanisë
Blerjet online, 75% në vlerë 100 euro. Konkurencë e pandershme me 100 euro?!
Ministria e Financave arsyetoi dje përmes ministrit Arben Ahmetaj se arsyeja për të ulur kufirin e tatueshëm për blerjet online është shmangia e konkurencës së pandershme. Pasi shumë tregëtarëvtë vegjël ndjekin këtë praktikë për të futur në treg mallra me vlerë të vogël, duke dëmtuar tregëtarët që paguajnë rregullisht detyrimet. Por sipas revistës “Monitor”, Posta Shqiptare raporton se 75% e pakove kanë vlerë 100 euro. A bëhet tregëti me 100 euro?
Serbia rrit presionin ndaj BE-së, një hap më tej në bashkimin tregëtar me Unionin Ekonomik Euraziatik
Serbia hap një dritare të re me vendet e Unionin Ekonomik Euraziatik me synim krijimin e një zone të përbashkët tregëtie. Lajmi përcillet nga agjencia “B92” që referon ministren Veronica Nikishina, e cila ka deklaruar se vendet e UEE-së, Rusia, Kazakistani dhe Bjellorusia, kanë marrëveshje të tregëtisë së lirë me Serbinë. Unioni që po mban aktualisht një takim në Astana, është i interesuar tregun e përbashkët e gazit dhe të naftës dhe bashkëpunimin me vende të tjera, si Serbia.
Pangolini, 80 milionë vjet në Tokë, por po shkon drejt zhdukjes nga Njeriu
Pangolini, një gjitar që jeton në Afrikë dhe në Azi, rrezikon zhdukjen. I vetmi gjitar i veshur me mbrojtëse, e cila përballon edhe një goditje sëpate, pangolini ishte vitin e kaluar specja më e tregëtuar në Indi. Shkak është pikërisht zhgualli i tij që shërben për ta mbrojtur: gjahtarët e kapin, e zjejnë dhe i heqin zhguallin. I cili, siç thuhet shërben për krijimin e barnave tradicionale që kurojnë astmën, kancerin, si dhe shërbejnë si afrodiziakë. Në fakt asgjë nga këto nuk është e provuar.