KE lehtëson rregullat për origjinën e mallrave nga Ballkani Perëndimor
Komisioni Europian ka miratuar së fundmi një paketë ndryshimesh që lehtësojnë qarkullimin e mallrave me fqinjët në Ballkan dhe rajonin e Mesdheut.
Vendimet parashikojnë ndryshimin në marrëveshjet preferenciale tregëtare me 20 vende të Mesdheut, mes të cilave bën pjesë edhe Shqipëria, duke i bërë më fleksibël rregullat për origjinën e mallrave. Një pengesë kjo serioze për qarkullimin tregëtar nga vende jashtë zonës së BE-së. Për Shqipërinë p.sh ka disa përfitime sidomos në sektorin bujqësor.
Add new comment