Turqia, luftë dollarit në Azi: Tregëti me Iranin, Rusinë dhe Kinën në monedha lokale
Turqia ka ndërmarë së fudmi një nismë me karakter ekononomik që mund të ketë rrjedhoja jo të vogla: tregtëti me katër vendet kryesore aziatike në monedhën lokale. Më datën 3 dhjetor, presidenti turk, Reccep Tayyip Erdogan, zbuloi këtë ide në Ankara:
“Sugjerova si më poshtë: Le ta bëjmë tregëtinë në monedhë locale. Çfarëdo lloj gjëje që blej prej jush do ta paguaj në rubla ruse dhe çfarëdo lloj gjëje që do blini prej meje do ta paguani në lira turke”, citon “Hurriet” presidentin turk, i cili këtë ofertë ua ka bërë edhe Iranit dhe Kinës.
Në këtë kuadër, kryeministri turk, Binali Yildirim ndodhet në Moskë, vizitë që është shoqëruar me njoftimin se çdo shpenzim do të paguhet në rubla. Ky është mekanizëm që u trajtua muaj më parë edhe mes Iranit dhe Kinës dhe ai I ngjan lëvizjeve të para të Tregut të Përbashkët Europian që çoi mandej në një monedhë unike. Ndonëse sot Euro kritikohet prej shumëkujt në kushtet kur nuk ka një bashkim financiar.
http://www.hurriyetdailynews.com/turkeys-dollar-exit-trade-plan-to-be-te...
Add new comment