Pangolini, 80 milionë vjet në Tokë, por po shkon drejt zhdukjes nga Njeriu

Postuar në 21 Mars, 2016 17:58

Pangolini, një gjitar që jeton në Afrikë dhe në Azi, rrezikon zhdukjen. I vetmi gjitar i veshur me mbrojtëse, e cila përballon edhe një goditje sëpate, pangolini ishte vitin e kaluar specja më e tregëtuar në Indi. Shkak është pikërisht zhgualli i tij që shërben për ta mbrojtur: gjahtarët e kapin, e zjejnë dhe i heqin zhguallin. I cili, siç thuhet shërben për krijimin e barnave tradicionale që kurojnë astmën, kancerin, si dhe shërbejnë si afrodiziakë. Në fakt asgjë nga këto nuk është e provuar. Sipas britanikes “The Telegraph” shitja e këyre specieve zë 20% të tregut të zi ku tregëtohen  kafshë të egra. India e ndalon tregëtimin e tij, por nisur nga shifrat e kontrabandës që jepen, asgjë nuk ka ndodhur për ta ndalur këtë që po ndodh. Ironike, pasi pangolini është një gjitar pa dhëmbë, i cili ushqehet me milingona apo termite. Ai ka jetuar në Tokë për 80 milionë vjet, por me sa duket po i vjen fundi. 

 

http://qz.com/643400/after-80-million-years-on-earth-a-shy-and-scaly-wil...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.