abuzime

Çfarë la pas ish-ministrja e Ekonomisë!

Postuar në 28 Shtator, 2017 18:38

Auditi që KLSH ka bërë në ish-ministrinë e Zhvillimit Ekonomik dhe Turizimit që drejtohej nga Milva Ekonomi ka gjetur shkelje të cilat kanë shkaktuar dëme të mëdha financiare për buxhetin, që nga programimi i biletave të udhëtimit të zyrtarëve mbi fondin e miratuar me ligjin e  buxhetit, e deri të pagesat që punonjësit e këtij insitucioni duhet të derdhnin për tatim-fitimin dhe sigurimet shoqërore si anëtarë bordesh në kompanitë publike.

20 milion dollarë dëme në tendera, ankande dhe konçesione

Postuar në 25 Gusht, 2017 17:30

Sesi është qeverisur në 4 vitet që lamë pas është e dokumentuar në raporte që në të shumtën e herës mbeten konfidenciale.  Letrat tregojnë për abuzime të mëdha me financat publike.Detyrimet e prapambetura janë një gangrenë që nuk i kanë shpëtuar buxhetit të shtetit edhe gjatë vitit 2016-të. Drejtoria e kontrollit financiar të brendëshëm, një strukturë që varet nga ministria e Financave, ka hartuar një raport të detajuar për performancën e të gjitha minsitrive dhe bashkive në Shqipëri të cilat menaxhojnë fondet publike.

Skandal me informalitetin e ambasadës shqiptare në Turqi

Postuar në 19 Prill, 2017 14:20

Abuzime me donacionet, me tenderat, blerje pa fatura tatimore. Janë këto disa prej shkeljeve ligjore të konstatuara nga një auditim i kryer nga Ministria e Financave në Ambasadën tonë në Turqi.Sipas raportit ambasada nuk ka zbatuar procedurat ligjore dhe nënligjore në fushën e prokurimit publik për blerjet për mallra, shërbime apo punë të ndryshme. Pagesat janë kryer kryesisht me arkë dhe pjesërisht me bankë, ndërkohë që në mandat pagesat e arkës nuk ka nënshkruar personi që ka tërhequr paratë.

Dalin të palarat e Tahirit,1.5 milionë euro abuzime me tenderat e policisë

Postuar në 13 Prill, 2017 17:09

Një audit i Kontrollit të Lartë të Shtetit ka zbuluar shkelje të mëdha në përdorimin e fondeve të buxhetit nga Policia e Shtetit dhe të mënyrës se si janë zhvilluar tenderat gjatë periudhës janar 2014 deri në gusht të 2016-ës. KLSH ka gjetur se në plot 43 prokurime publike, firmosja e kontratës është bërë duke shmangur tenderin. Televizioni Klan raportoi se disponon një pjesë të mirë të dokumentave të auditit, ku rezulton se në 3 kontrata të firmosura drejtpërdrejt me kompanitë, Policia ka shkelur ligjin e prokurimeve publike dhe ka shkaktuar një dëm ekonomik 1.5 milion euro.

Në paraburgim gjithë ish-KRRT e Velipojës, 50 leje ndërtimi vetëm një firme

Postuar në 02 Tetor, 2015 23:27

Me kërkesë të Prokurorisë së Shkodrës, gjykata ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për disa ish-zyrtarë të komunës Velipojë, pasi dyshohen për veprën penale të “shpërdorimit të detyrës” në dhënien e lejeve të ndërtimit në kundërshtim me ligjin, në vijën bregdetare të kësaj zone.

Thagmat e doganës, 29 milionë lekë dëm për blerje biçikletash. 1.5 milionë copa, ka qenë vlerësimi

Postuar në 27 Gusht, 2015 18:00

29 milionë lekë të vjetra dëm ekonomik ka shkaktuar Drejtoria e Doganave e cila ka destinuar një fond për tenderim biçikletash. Por edhe për vendparkimet e tyre. “Një biçikletë është paguar 1.5 milionë lekë të vjetra. Sipas KLSH-së, kryerja e këtij shpenzimi nuk përputhet me misionin dhe vizionin e administratës doganore dhe se nuk mund të justifikohet. Në auditimin e kryer nuk rezulton asnjë kërkesë apo shkresë e ndonjë sektori apo departamenti të veçantë të Doganave për pajisjen me biçikleta.

Subscribe to RSS - abuzime