Thagmat e doganës, 29 milionë lekë dëm për blerje biçikletash. 1.5 milionë copa, ka qenë vlerësimi
29 milionë lekë të vjetra dëm ekonomik ka shkaktuar Drejtoria e Doganave e cila ka destinuar një fond për tenderim biçikletash. Por edhe për vendparkimet e tyre. “Një biçikletë është paguar 1.5 milionë lekë të vjetra. Sipas KLSH-së, kryerja e këtij shpenzimi nuk përputhet me misionin dhe vizionin e administratës doganore dhe se nuk mund të justifikohet. Në auditimin e kryer nuk rezulton asnjë kërkesë apo shkresë e ndonjë sektori apo departamenti të veçantë të Doganave për pajisjen me biçikleta. Tenderi me vlerë 2 869 008 lekë të reja me TVSH është kryer në 4 nëntor 2014 dhe fitues është shpallur kompania “Behushi” Sh.pk. Komisioni i Vlerësimit të Ofertave përbëhej nga ish-zv.drejtoresha e Përgjithshme e Doganave, Blerta Kraja, e cila ishte edhe kryetare e këtij komisioni, si dhe dy anëtarët, Shkëlqim Çibuku dhe Endrit Koka. Edhe këtu KLSH vëren një tjetër shkelje, pasi ish-zv.drejtoresha Kraja ka urdhëruar veten për të qenë kryetare e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave. Përveç biçikletave, janë tenderuar edhe vendparkimi për to. Në dokumentacion janë shënuar 30 vendparkime, që në total kapin vlerën 360 000 lekë të reja. Por, nga auditi fizik ka rezultuar se kanë qenë vetëm 12 vendparkime. Mungonin 18 të tilla, duke i shkaktuar shtetit një dëm tjetër me vlerë 216 000 lekë të reja. Për çfarë i janë dashur biçikletat Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave, nuk sqarohet askund”, referon “Lapsi.al” dokumentin e auditit të Kontrollit të Lartë të Shtetit.
Comments
Katundare, shiten gomeret
Katundare, shiten gomeret kane blere bicikleta
Add new comment