20 milion dollarë dëme në tendera, ankande dhe konçesione
Sesi është qeverisur në 4 vitet që lamë pas është e dokumentuar në raporte që në të shumtën e herës mbeten konfidenciale. Letrat tregojnë për abuzime të mëdha me financat publike.Detyrimet e prapambetura janë një gangrenë që nuk i kanë shpëtuar buxhetit të shtetit edhe gjatë vitit 2016-të. Drejtoria e kontrollit financiar të brendëshëm, një strukturë që varet nga ministria e Financave, ka hartuar një raport të detajuar për performancën e të gjitha minsitrive dhe bashkive në Shqipëri të cilat menaxhojnë fondet publike.
Në rankimin që ka bërë për elementët se si është menaxhuar buxheti, pikët më të pakta i ka marrë zëri i krijimit të detyrimeve të prapambetura. Raporti i siguruar nga Tv Klan nënvizon si shqetësues faktin e rritjes së borxheve ndaj palëve të treta nga ana e bashkive. Auditi financiar ka arritur të konstatojë gjatë vitit që shkoi edhe një dukuri që ka ndodhur në pjesën dërrmuese të institucioneve shtetërore: ndarjen në shuma të vogla të prokurimeve publike me qëllim që të shmangej tenderi i hapur, dhe kontrata të negociohej nga zyrat e drejtorive në ministri.
“Në fushën e prokurimeve, blerjeve dhe investimeve, janë konstatuar mangësi në përcaktimin dhe zgjedhjen e formës së prokurimit, copëtimin e fondeve deri në kufirin e shumës 800 mijë lekë për të shmangur procedurat e prokurimit me tender të hapur, kualifikimin e subjekteve, aplikimin e kushteve të kontratave etj.” Dëmi ekonomik në këtë fushë nga subjektet që janë kontrolluar në 2016-ën për tendera, ankande dhe koncesione arrin në vlerën 2.1 miliard lekë, ose 20 milion dollarë.
Tv Klan
Add new comment