manesterliu arben
Na ishte njëherë LSI-ja!
Vitet e fundit, LSI-ja u kthye në një mit. Partia që qëndron gjithmonë në pushtet; partia që të siguron punë; partia që kushtëzon dy partitë e mëdha; partia që rritet dita ditës; partia e rinisë dhe e energjisë së pashteruar; partia që të mbaron punë, etj. Ky mit ra. E me sa duket zor se mund të ngrihet përsëri. Viti 2017 ishte viti i shkëlqimit por dhe i rënies së LSI-së.