deshmoret

Zyrtarisht, Atdheu ka edhe 4 dëshmorë të tjerë

Postuar në 21 Janar, 2021 13:57

Shqipëria do ta ngrysë sot ditën me 4 dëshmorë më shumë. Qeveria e saj ka vendosur që viktimat e protestës së 21 janarit 2011 t’i shpallë “Dëshmorë të Atdheut”. Titulli implikon një atribut vlerash që njihet në aktin e humbjes së jetës nga njerëz që pretendohet se jo vetëm besojnë në diçka, por me shembullin e tyre udhëheqin moralisht një shoqëri. Pra katër viktimat e 21 janarit janë dëshmorë për mua, ty, ata, fëmijët tanë nesër. Zyrtarisht. Ta theksojmë këtë: Zyrtarisht.

"Heronjtë" janë vetëm të Partisë Socialiste. Edhe konstantet erionike

Postuar në 08 Nëntor, 2019 14:53

Siç mund edhe të pritej për fotografitë e “200 petritëve në Bulevard” ka folur edhe deputeti socialist Spartak Braho. Ka folur në gazetën “Dita” dhe për ata që kanë ndjekur “debatin” gego- katoliko-komunist për këtë çështje mund të lexojnë që në përgjigjen e parë të intervistës këtë shkretëtirë verbale:

Karnevalet e Nëntorit

Postuar në 02 Nëntor, 2019 15:55

Bulevardi kryesor i Tiranës është dekoruar sot me fotografitë e disa personave që në historiografinë shqiptare celebrohen si dëshmorë, apo heronj të popullit. Janë ata njerëz, të vrarë gjatë Luftës së Dytë Botërore, mbi të cilët regjimi i Enver Hoxhës glorifikoi veten dhe në një farë mase edhe e legjitmoi atë. Dora që ka dekoruar në këtë nëntor bulevardin ngjan të jetë nga Kryeministria, edhe pse ushtari i devotshëm që mban gavetën në çdo rast të tillë është Erion Veliaj i Bashkisë së Tiranës.

Vetting edhe për dëshmorët

Postuar në 13 Dhjetor, 2018 13:21

Komisioni i Sigurisë shqyrtoi dje në parim projektligjin për Statusin e Dëshmorit të Atdheut, gjatë një mbledhjeje kur u kërkua që në ligj të përcaktohet një mekanizëm për rishqyrtimin e titujve të këtij statusi, dhënë gjatë këtyre viteve. Kjo është një kërkesë e Organizatës Kombëtare të Dëshmorëve sipas së cilës duhet vepruar kundër titujve të dhënë me dokumente false.

Presidenti nuk ndalet!

Postuar në 14 Maj, 2018 14:41

Politika nuk ndalet me thagmat që lëshon lartë e poshtë. Presidentit Ilir Meta i mjaftoi një shall i kuq në qafë dhe disa fotografi të rastit për të folur për ëndrrat e partizanëve të Batalionit të Dumresë, të cilat sipas tij politika e sotme ka detyrimin t’i bëjë realitet. Një prej atyre ëndrrave të partizanëve sipas presidentit ishte dhe hapja e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Europian.

3 373 dëshmorë?

Postuar në 07 Maj, 2017 23:42

Ish-shefi i Arkivës së Ministrisë së Punëve të Brendshme, Kastrio Dervishi, poston në Facebook fotokopjen e një raporti të vitit 1951, sipas të cilit autoritetet e kohës flisnin për pensione të lidhura për familje dëshmorësh, në masën 3 373. Një shifër shumë larg 28 mijëshit të njohur. Po sjellim atë që shkruan Dervishi, bashkë me foton, por duke mbetur në mendimin se për këtë çështje është mirë të flasin zyrat e shtetit. 

"Raporti i vitit 1951, 3.373 dëshmorë të luftës

Subscribe to RSS - deshmoret