Presidenti nuk ndalet!
Politika nuk ndalet me thagmat që lëshon lartë e poshtë. Presidentit Ilir Meta i mjaftoi një shall i kuq në qafë dhe disa fotografi të rastit për të folur për ëndrrat e partizanëve të Batalionit të Dumresë, të cilat sipas tij politika e sotme ka detyrimin t’i bëjë realitet. Një prej atyre ëndrrave të partizanëve sipas presidentit ishte dhe hapja e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Europian.
“Jemi edhe shumë pranë çeljes së negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Kjo ka qenë një ëndërr e dëshmorëve dhe e partizanëve tanë, sepse edhe themelet e Evropës së Bashkuar që u hodhën pas asaj lufte, u bazuan te liria dhe në radhë të parë, te vlerat e antifashizmit”-deklaroi Presidenti.
Comments
Citat i pranueshem
Nuk duhet interpretuar me hostilitet kjo fjali. Presidenti i referohet ideve te Kartes se Atlantikut, idese se lirise dhe bashkpunimit te kombeve mbi bazen e fitores mbi tiranine, nenshkruar ne San Francisco (Atlantic Charter, 1941) si edhe traktateve te mevonshme te fuqive fituese mbi nazifashizmin. Ketu ai po i meshon idese se deshmoret shqiptare ishin me shume antifashiste europiane sesa komuniste partizane. Kjo mund te jete e debatueshme, por ne nje Shqiperi qe po mundohet te lere pas trashegimine komuniste, si ide nuk eshte fare e paarsyeshme sic kritikohet ne kete shkrim.
Komentuesi i ketij shkrimi mund te bjere dakord me idene se ka 1001 kritika qe mund ti behen personit te Presidentit te Republikes. Por serioziteti i qendrimit dhe te folurit ne publik (pavaresisht substances qe sic thashe mund ta kritikojme tere diten) mbase nuk duhet perfshire ne listen e kritikave qe mund ti behen z. Meta. Pergjithesisht ai nuk ka tendencen te rrembehet nga furia e metaforave te veta, sic ndodh shpesh me kryetarin e qeverise apo eksponente te opozites...
Add new comment