3 373 dëshmorë?
Ish-shefi i Arkivës së Ministrisë së Punëve të Brendshme, Kastrio Dervishi, poston në Facebook fotokopjen e një raporti të vitit 1951, sipas të cilit autoritetet e kohës flisnin për pensione të lidhura për familje dëshmorësh, në masën 3 373. Një shifër shumë larg 28 mijëshit të njohur. Po sjellim atë që shkruan Dervishi, bashkë me foton, por duke mbetur në mendimin se për këtë çështje është mirë të flasin zyrat e shtetit.
"Raporti i vitit 1951, 3.373 dëshmorë të luftës
Në vitin 1951 regjimi komunist konsideronte si dëshmorë gjithsej 3.373 persona, prej të cilëve përfitonin trashëgimtarët e tyre, si "familje dëshmorësh". Po të kemi parasysh anën subjektive të regjimit, edhe kjo shifër duhet marrë me rezerva pasi janë paraqitur dëshmorë persona që kanë humbur jetën në kushte të tjera.
Raporti i vitit 1951, që ka përfunduar në vendimin e datës 16.11.1951 të Sekretariatit të PPSH-së, ka nisur për evidentimin e kujdesit social dhe rolit që duhej të kishte partia në këto institucion"
shkruan Dervishi.
Add new comment