permbytja
Përpjekja për kundër - Lajm ndaj Përmbytjeve. KM. zgjedh me intuitë sheshndërtimin e spitalit të Fierit
Sot në disa media është shpërndarë një video e kryeministrit Edi Rama në Fier që kërkon me sy dhe intuitë urbanisit një vend për ndërtimin e një spitali të ri. Duke shëtitur nëpër rrugë, z. Rama në një moment thotë:
Video/70% e qendrës historike të Venecias mbulohet nga uji
Përmbytja e 23 qershorit, Bashkia e Tiranës: Shkaqet i di Kryetari
Në datën 25 qershor të këtij viti, ResPublica publikoi pamjet video të përmbytjes së ndodhur në mjediset e brendshme të Bashkisë së Tiranës nga shirat e datës 23 qershor. Pak ditë më vonë doli në dritë edhe përmbytja e Bibliotekës Kombëtare, pasi librat e saj u nxorën për t’u tharë në dritare.
Përmbytja e bibliotekës, drejtoresha Persida Asllani rikonfirmon: Fajin e ka godina
Biblioteka Kombëtare është përmbytur për shkak të gjendjes së saj së rënduar. Kjo është ajo çfarë raporti i inspektimit të Institutit të Ndërtimit vëren dhe që sipas drejtoreshës së Bibliotekës, Persida Asllani konfirmon në mënyrë profesionale inxhinierike, atë për të cilën specialistët e Bibliotekës Kombëtare kanë tërhequr vëmendjen prej kohësh: mbingarkesën shumë të madhe të hapësirave depozituese të librave, pamundësi për t’i shërbyer dhe kujdesur siç duhet.
Shiu i korrikut përmbyt Spitalin e Shkodrës. Ministrja deklaroi 5 mln euro investime!!!
Sot Top-Channel raportonte me plane video përmbytjen nga shiu të spitalit të Shkodrës. Televizioni në fjalë raporton se bëhet fjalë për Spitalin Rajonal të Shkodrës, në të cilin përmbytja duket se vjen edhe nga katet e sipërme që provon për një situatë jo të mirë.
Kjo gjendje është disi e pakuptueshme kur në maj të vitit të shkuar, ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu deklaronte(video e dytë) në prani të kryeministrit Edi Rama se në tre vitet e fundit në këtë spital janë investuar 5 milionë euro.
Pse u përmbyt Bashkia e Tiranës dhe Biblioteka Kombëtare?
Bashkë me Bashkinë e Tiranës u përmbyt edhe Biblioteka Kombëtare, drejtoresha e së cilës, Persida Asllani, ka deklaruar se janë dëmtuar 12 njësi bibliotekare. Në një konferencë për shtyp, Asllani i ka bërë thirrje Bashkisë së Tiranës për ndërtimin e një biblioteke të posaçme për qytetin, duke shtuar se për vetë BK-në duhet një godinë e re. Thirrja vjen në një kohë kur qeveria deklaron se nuk ka më para për vepra publike të kulturës, të cilat mund të ndërtohen sipas saj vetëm me partneritet me operatorë privatë që kushtëzojnë investimin e tyre me kulla.
Ku ishe ti Superman?(video)
Ajo që ndodhi me Bashkinë e Tiranës në këto dy ditë, institucionin kampion të vetëpromovimit, dëshmon se fasada, sado e punuar mirë të jetë, mbetet e hollë dhe e zhbëshme.
Videoja e mëposhtme, i shtohet si provë e mëtejshme, skandalit të përmbytjes së Bashkisë, ku janë përfshirë dokumente të shumta, që menaxhohen sikur të jenë në mjediset e një lavanterie, apo pastrimi kimik.
Përmbytja i nxjerr benevrekët Bashkisë së Tiranës
Tirana ka një kryebashkiak që po të varë në gjoks medaljet dhe çmimet që i kanë dhënë vërdallë, mund të duket si ata veteranët sovjetikë që dikur mbushin paradat në kujtim të Luftës së Madhe Patriotike. Vetëm se lufta më e madhe e z. Veliaj është me transparencën, për të cilën çuditërisht ka marrë çmim nga ambasada suedeze.
Video/Ca pika shiu ranë mbi 12 milionë euro
Shiu i Tiranës ka përmbytur dje edhe sheshin "Skënderbej", një "vepër" me të cilën Bashkia krenohet shumë dhe merr edhe çmime. Ndoshta një kanal më shumë do të hapet në të ardhmen...
Më shumë katastrofa, më pak fonde për emergjencat
Përmbytjet po tregojnë se dëmet mund të jenë kolosale, në krahasim me fondin që ka në dispozicion qeveria për emergjencat civile. Megjithëse është herët të flitet për shifra, shuma e vënë në dispozicion nuk është premtuese. Nga ana tjetër edhe pse është pranuar se Shqipëria hyn në zonat e rrezikut, fondet për emergjergjencat janë ulur.
TemaTv