Përmbytja e 23 qershorit, Bashkia e Tiranës: Shkaqet i di Kryetari

Postuar në 30 Gusht, 2018 18:36

Në datën 25 qershor të këtij viti, ResPublica publikoi pamjet video të përmbytjes së ndodhur në mjediset e brendshme të Bashkisë së Tiranës nga shirat e datës 23 qershor. Pak ditë më vonë doli në dritë edhe përmbytja e Bibliotekës Kombëtare, pasi librat e saj u nxorën për t’u tharë në dritare.
Të dyja ngjarjet duket se kanë një shkak të vetëm, por për rastin e Bashkisë së Tiranës nuk pati asnjë prononcim. Në atë kohë z. Veliaj nxori dokumentet e bashkisë të thaheshin korridoreve duke menaxhuar në mënyrën më të shëmtuar një situatë që edhe sot nuk ka përgjegjësi.

Nëse i bashkojmë të dyja ngjarjet në një shkak atëherë pyetja që lind është: si duhet shmangur në të ardhmen përsëritja e këyre ngjarjeve?

Zonja Asllani e ka bërë të qartë: godina e Bibliotekës nuk është e përshtatshme. Ajo madje bëri thirrje për një mjedis të ri. Për shkaqet e përmbytjes pati dy qëndrime të ndryshme: nja nga menaxheri i punimeve në sheshin “Skëndërbej” që u shpreh se shkak janë punimet në rrugën e Durrësit, i dyti nga Instituti i Ndërtimit që në mënyrë jo zyrtare u shpreh se përmbytjet u provokuan nga punimet në xhaminë e Et’hem Beut. Cilado qofshin shkaqet nuk është vendi për një godinë të re pë Bashkinë...

Por një përgjigje për këtë çështje Bashkia e Tiranës ia ka përcjellë sot TemaTv, përmes së cilës “hedh dritë” mbi shkaqet. Ose thjesht plotëson një detyrim formal për të dhënë përgjigje. Nëse shikojmë përgjigjen aty Bashkia e Tiranës, pranon përmbytjen, shton se ka urdhëruar ngritjen e Grupit të Konstatimit dhe Verfikimit të Dëmeve i cili po sipas Bashkisë:

Çka do të thotë se përmbytja dhe shkaqet e saj janë çështje private e Erion Veliajt. Pyetjet kanë qenë të qarta nëse shohim raportimin e TemaTv: Cilat janë shkaqet? Dhe jo: a ka dijeni Erion Veliaj për shkaqet?

Përgjigja e kësaj natyre synon vetëm shmangien e një ankimimi te Komisioneri për të Drejtën e Informimit, ku Bashkia e z. Veliaj ka shënuar rekorde.

Kësaj kronike qesharake, siç është çdo gjë që prek me dorë indidvidi Erion Veliaj, i shtohet edhe Presidenti I Republikës. I cili edhe ky, në përpjekje për të shmangur ndonjë gjobë eventuale nga ankesa e ResPublica pranë Komisionerit, shpejtoi që pikërisht pas ankesës të dërgojë disa përgjigje të vetat. Presidenti hyn në këtë tallava institucionale, pasi ditët e përmbytjes Kabineti i tij publikoi një deklaratë për shtyp, përmes së cilës kreu i Shtetit shprehte shqetësim për përmbytjen në Bibliotekën Kombëtare. ResPublica i kërkoi Presidentit një sqarim nëse ishte në dijeni edhe për përmbytjen e arkivës së Bashkisë dhe mori këto “përgjigje”:

Kabineti i Presidentit ka ndjekur nga afër situatën dhe ka qenë në komunikim me Drejtoreshën e Bibliotekës Kombëtare.

Kabineti i Presidentit është informuar edhe lidhur me situatën e krijuar si pasojë e përmbytjes së sheshit “Skënderbej”.

Kabineti i Presidentit është informuar edhe me situatën e krijuar në Bashkinë e Tiranës

Kjo të qetëson në të vërtetë. Ky seriozitet sintaksor dëshmon se në krye të shtetit është një njeri shumë i vëmendshëm. Për hir të vëmendjes le të shtojmë edhe ne se qershori ishte muaji kur pasuesja e Ilir Metës në krye të LSI-së, Monika Kryemadhi përsëriste përditë thuajse mendimin se Erion Veliaj dhet të rikandidojë në krye të Bashkisë së Tiranës.

Për t’u kthyer te Bashkia dhe rrjedhja e ujërave që pësoi në qershor, e mira e punës  e do që raportin z. Veliaj t’ia bëjë me njohje edhe publikut, qytetarëve të Tiranës dhe atyre që janë të interesuar. Bashkia nuk është pronë e tij edhe pse aty ai po eksperimenton çlirimin nga komplekset e veta. Le të dëshmojë njëherë edhe ky njeri??? se ka këllqe të thotë se diçka u bë gabim. Nëse ka qenë gabim. Pasi mundet që fajin ta ketë edhe Luli që ka lënë ndonjë deriçkë hapur në katin e nëndheshëm që nga koha kur flinte gjumë aty.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.