Pse u përmbyt Bashkia e Tiranës dhe Biblioteka Kombëtare?
Bashkë me Bashkinë e Tiranës u përmbyt edhe Biblioteka Kombëtare, drejtoresha e së cilës, Persida Asllani, ka deklaruar se janë dëmtuar 12 njësi bibliotekare. Në një konferencë për shtyp, Asllani i ka bërë thirrje Bashkisë së Tiranës për ndërtimin e një biblioteke të posaçme për qytetin, duke shtuar se për vetë BK-në duhet një godinë e re. Thirrja vjen në një kohë kur qeveria deklaron se nuk ka më para për vepra publike të kulturës, të cilat mund të ndërtohen sipas saj vetëm me partneritet me operatorë privatë që kushtëzojnë investimin e tyre me kulla. Pra ndikojnë në urbanistikën e qytetit.
Por pse u përmbyt Biblioteka Kombëtare? Këtë përgjigje sipas Asllanit, do ta japë Instituti i Ndërtimit, i cili do të bëjë ekspertizën, por drejtoresha ka sqaruar se lagështira ka ardhur nga dyshemeja dhe nuk ka patur rrjedhje anësore.
Situata ka ngjashëmri me atë që ndodhi në Bashkinë e Tiranës dhe që u raportua nga ResPublica, por që në ndryshim nga Biblioteka ka preferuar të mos flasë as të sqarojë opinionin. Në një dalje të sotme për mediat, Presidenca e Shqipërisë e Ilir Metës ka kërkuar zgjidhje për Bibliotekën, duke lënë mënjanë faktin se në përmbytje u dëmtua edhe Arkiva e Bashkisë së Tiranës, që ka dokumentacion më të rëndësishëm sesa 12 mijë njësit shkollore të BK-së. Diversion për të tërhequr vëmendjen nga turpi që pamë në Bashki, apo përgjegjshmëri institucionale dhe qytetare e z. President? Është ende herët për ta thënë, por nuk përjashtohet që në një institucion ku përditmëria kalon në mënyrë monotone, z. Meta të ketë nisur hobin e leximit dhe të ketë rënë në dashur me librin, të cilin nuk është se e ka përfillur shumë në katër dekadat e para të jetës së tij.
Add new comment