zbulimi
Zbulohet galaktika nga ku origjinojnë valët e shpejta radio
Një grup shkencëtarësh nga Cornell University pretendon se ka zbuluar galaktikën prej nga ku origjinojnë valët e shpejta radio – një dukuri e konstatuar fillimisht në vitin 2007 e manifestuar në formën e valëve shumë të shpejta radio, me energji të lartë e që zgjasin vetëm disa milisekonda. Ata e kanë publikuar konkluzionin e vëzhgimeve të bëra nga një rrjet teleskopësh në revistat “Nature” dhe “Astrophysical Journal Letters” dhe sipas tyre bëhet fjalë për një galaktikë 3 miliardë vjet dritë larg.
Zbulohet “Stonehenge” i Amazonës
Shpyllëzimi në Brazil ka çuar në zbulimin e një siti arkeologjik 1000 vjet të vjetër. Bëhet fjalë për struktura megalitike që sipas analizave të kryera mendohet se kanë shërbyer si pjesë e një observatori astronomik. Ky konkluzion i bërë prej disa prej shkencëtarëve brazilianë ka nxitur edhe emrëtimin e sitit si Stonehenge i Amazonës.
Zbulohet gjeni i vjeshtës!
Zbulohet gjeni i vjeshtës dhe quhet “Stay green” (qëndro i gjelbër) dhe njihet prej kohësh nga biologët, aq sa ndihmoi Gregor Mendel të përpunonte ligjet e gjenetikës. Por vetëm tani u kuptua roli i tij në transformimin e ngjyrave të gjethes nga jeshile verore në tonalitetet më të ngrohta të vjeshtës.
Zbulohet në Çeki shpella më e thellë nënujore në botë(foto)
Një ekip kërkuesish drejtuar nga polaku Krzysztof Starnawski deklaron se ka zbuluar shpellën më të thellë nënujore në botë. Ajo është 404 m e thellë dhe ndodhet në Çekinë Lindore në vendin e quajtur Hranice. Zhytja eksploruese u krye nga një robot që drejtohej nga sipërfaqja, i cili arriti në 404 m dhe sërish nuk e kapi fundin.
Një klasë e re galaktikash të përbëra thuajse tërësisht nga Materia e Errët
Një ekip astronomësh nga universiteti i Yale ka zbuluar një klasë të re galaktikash të përbëra thuajse plotësisht nga Materia e Errët. Dragonfly 44 ndodhet në konstelacionin Coma dhe ka përmasën e Rrugës së Qumështit.
“Shumë shpejt pas zbulimit ne kuptuam se kjo galaktikë duhet të ishte diçka më shumë sesa ajo që dukej. Ka aq pak yje saqë do të duhej të shpërbëhej vetëm nëse diçka e mbante”, thotë astronomi Pieter Dokkum.
Arkeologët polakë pretendojnë se kanë zbuluar pallatin e mbretërve ilirë në Rhizon të Malit të Zi
Arkeologët polakë të universitetit të Varshavës deklarojnë se kanë zbuluar pallatin mbretëror të mbretërve ilirë në Rhizon të Malit të Zi. Njoftimin e ka bërë prof. Pyotr Dyczek sipas të cilit zbulimi ka rëndësi kardinale. Rhizoni ishte kryeqyteti i Teutës, e cila njihet në histori si mbretëresha që u përball me Romën në luftën e parë iliro-romake në vitin 229 p.e.s..
Zbulohet “Pompei Britanik”
Arkeologët britanikë kanë rënë në gjurmë të asaj që po e quajnë “botë e humbur”. Bëhet fjalë për një ngulim 3000 vjet të vjetër të Epokës së Bronzit në një vend që quhet Ferma Must. Një ngulim ku janë gjetur punime qeramike, tesktili, metali që i përkisnin një vendbanimi prej 30 personash që jetonin në shtëpi druri. Nuk janë gjetur skelete njerëzish, por nga analizat e deritanishme është konkluduar për një nivel të lartë punimesh të veshjeve, qeramikës etj.. Vendbanimi, edhe për arsye se u shkatërrua nga zjarri, është quajtur si Pompei Brtianik.
Zbulohet një galaktikë e përbërë nga Materie e Errët
Astronomët në Atacama Large Millimeter/submillimeter Array (ALMA) në Kili kanë zbuluar së fundmi një galaktikë të përbërë vetëm nga Materia e Errët, e cila përbën ¾ e materies së universit. Mbi këtë të fundit nuk dihet thuajse asgjë dhe ajo është e padedektueshme përmes valëve elektromagnetike, radioaktivitetit apo edhe dritës. E vetmja mënyrë për të vëzhguar prezencën e saj është deformimi që shkakon ajo përmes gravitetit. Edhe zbulimi i fundit u bë nga vëzhgimi i një deformimi të vënë re në imazhet e një galaktike, SDP.81, e cila qarkohej nga një zonë pa yje.
Mister në Cern rreth një grimce të re, të paparashikuar
Në muajin dhjetor në Përshpejtuesin e Madh të Grimcave në Cern u zbuluar një grimcë e re nënatomike e cila degradon në dy fotone. Shkencëtarët kanë hedhur shumë ide se çfarë mund të jetë kjo grimcë, por vetëm së fundmi po gjendet një dakordësi për atë që është konstatuar, e që tejkalon kufijtë e fizikës së deritanishme. “Nëse kjo është e vërtetë atëher kemi të bëjmë me diçka shumë të madhe. Është shumë ndryshe nga sa janë dukur grimcat fizike në zbulimet e 30 viteve të fundit”, deklaron për “Sciencenews”, fizikan teorik David Kaplan nga universiteti “John Hopkins”.
Zbulohet një gjendje e re e materies
Shkencëtarët zbuluan për herë të parë një gjendje misterioze të materies, e parashikuar katër dekada më parë nga studiuesi Philip Warren Anderson, fitues i çmimit Nobel. Formën e re të materies shkencëtarët e kanë quajtur “tjerrja kuantike likuide”. Në këtë gjendje, elektronet sillen sikur të jenë të “fragmentarizuar”, në kaos të rregullt.