Zbulohet “Stonehenge” i Amazonës
Shpyllëzimi në Brazil ka çuar në zbulimin e një siti arkeologjik 1000 vjet të vjetër. Bëhet fjalë për struktura megalitike që sipas analizave të kryera mendohet se kanë shërbyer si pjesë e një observatori astronomik. Ky konkluzion i bërë prej disa prej shkencëtarëve brazilianë ka nxitur edhe emrëtimin e sitit si Stonehenge i Amazonës.
Bashkë me zbulime të tjera në këtë zonë, si gërmimet gjigande në tokë, fortifikimet dhe rrjeti rrugor, siti konfirmon prirjen përherë e më solide se Amazona nuk ka qenë e paprekur nga qytetërimi. Tashmë po flitet për një botë të humbur që po del në dritë nga një aktivitet që kritikohet shumë i faktor shkatërrimtar për klimën: shpyllëzimi.
Zbulimi u bë në shtetin Amapá , në veri të Brazilit dhe nisur nga ndërtimi krijohet ideja e një komuniteti shumë të sofistikuar. Të paktën shumë më tepër i sofistikuar nga vlerësimet e tanishme që e shohin Amazonën si mjedisin e fiseve primitive. Vetë struktura mbetet për t’u vlerësuar në qëllimet e veta. Por një shkrim në New York Times cilëson se aktualisht po zë vend një tezë sipas së cilës strukturat megalitike nuk duhen parë sipas parimit funksional homogjen. Në vende të ndryshme ato mund të kenë patur funksione të ndryshme. Kështu sipas John McKim Malville nga universiteti i Kolorados, mund të kemi të bëjëm me struktura që shërbenin për ceremoni apo rituale.
“Gurët në Rego Grande janë të jashtëzakonshëm dhe në parregullsinë e tyre ata mund të kenë patur një kuptim unik të tyrin, të ndryshëm nga site të tjera megalitike në botë”, tha ai duke hedhur idensë se ky sit ndoshta pasqyron rëndësinë e animizmit – besimi se entitet në natyrë kanë shpirt - në kulturat e Amazonës
Add new comment