Një klasë e re galaktikash të përbëra thuajse tërësisht nga Materia e Errët
Një ekip astronomësh nga universiteti i Yale ka zbuluar një klasë të re galaktikash të përbëra thuajse plotësisht nga Materia e Errët. Dragonfly 44 ndodhet në konstelacionin Coma dhe ka përmasën e Rrugës së Qumështit.
“Shumë shpejt pas zbulimit ne kuptuam se kjo galaktikë duhet të ishte diçka më shumë sesa ajo që dukej. Ka aq pak yje saqë do të duhej të shpërbëhej vetëm nëse diçka e mbante”, thotë astronomi Pieter Dokkum.
Kërkuesit bëjnë identifikimin e masës së galaktikave nisur nga shpejtësia e yjeve. Sa më shpejt lëviz një yll aq më e madhe është masa e galaktikës. Në rastin e Pilivesa 44 yjet lëviznin shumë shpejt, çka çon në deduktimin se vetë galaktika ka një masë shumë të madhe.
Shkencëtarët që e kanë zbuluar mendojnë se masa e saj është 1 trilion herë më e madhe sesa ajo e Diellit tonë, ose 2 tredecilion kilogramë(një shifër ku 2 shoqërohet me 42 zero), që shtë diku afër me masën e Rrugës së Qumështit. Vetëm 1% e masës së saj është materia normale, pra në formën e yjeve, pjesa tjerër, pra 99% është Materie e Errët, një materie që konsideorhet se nuk shihet, por përbën diku te 90% të universit. Mendimi i parë që vjen sipas kërkuesve është si janë krijuar galaktika të tilla.
http://phys.org/news/2016-08-scientists-dark-milky-massive-galaxy.html
Add new comment