zbulimi
Zbulohen në Kinë - bimë dhe vertebrorë të paklasifikuar
Shkencëtarë francezë dhe kinezë kanë zbuluar një shepllë të rrallë në rajonin jugor të Kinës, Guangxi Zhuang. Shpella, ose gropa është 420 m e thellë bën pjesë në një nga gropat e zbuluara gjatë një eskpedite tetë ditore që nisi më 26 shkurt në kontenë Donglan. Janë zbuluar edhe specie të shumta që jetojnë brenda tyre përfshirë edhe disa vertebrorë dhe bimë të paklasifikuara ende. Gropat në fjalë, janë formime gjeologjike që gjenden në rajonet karstike dhe të formuara nga shpellat e nëndheshme. Janë të zakonshme në Kinë, Meksikë dhe në Papua në Guinenë e Re.
Zbulohet një kompozim i përbashkët i Mozart dhe Salierit
Një kompozim i Wolfgang Amadeus Mozart dhe Antonio Salierit është gjetur në muzeun kombëtar në Çeki. Lajmi bëhet i ditur nga “AFP”, e cila referon edhe zëdhënësen e muzeut, Sarka Dockalova, e cila deklaroi se “bëhet fjalë për një kompozim të përbashkët të Mozart dhe Salierit me libret të Lorenzo da Ponte”. Vepra mendohej e humbur prej kohësh, ndaj edhe gjetja e saj i shton vlerën.
Zbulimi/Rruga e Qumështit po thithet nga Tërheqësi i Madh me shpejtësi 2 milionë km/orë
Një ekip shkencëtarësh nga Australia, Afrika e Jugut, SHBA dhe Holanda, kanë publikuar sot zbulimin e tyre në “Astronomical Journal”, sipas të cilit Rruga e Qumështit, galaktika jonë, po thithet bashkë me qindra galaktika të tjera nga një rajon me forcë gravitacionale të barbartë me 1 milion miliardë diej. Kjo zonë quhet Tërheqësi i Madh dhe është hipotetizuar kur në vitet ’70-’80 u konstatua divijimi i galaktikës sonë nga zgjerimi i përgjithshëm i universit.
Titanozuari 37 m i gjatë(video)
Një lloj i ri dinosauri, fosilet e të cilit u zbuluan në Argjentinë në vitin 2014, rezulton të jetë më i madhi që ka jetuar ndonjëherë në Tokë. 37 m i gjatë, specia e re, që bën pjesë te sauropodët dhe klasifikohet si titanozaur, peshon 70 ton. Kjo specie ishte barngrënëse.Video është nga muzeu i Historisë së Natyrës në New York.
Zbulohet në Botsvana diamanti më i madh në 100 vitet e fundit
Një diamant 1.111 karat është zbuluar nga Lucara Diamond Corp. në Botsvana në Afrikë. Diamanti është i dyti pas diamantit Cullinan që ndodhet në posedim nga kurora britanike dhe është diçka më i vogël se një top tenisi, por konsiderohet më i madhi i zbuluar këto 100 vjet. Diamanti u zbulua në minierat e Karowe në Botsvanën qendrore.
http://www.bloomberg.com/news/articles/2015-11-19/biggest-diamond-in-mor...
Zbulohet eksoplaneti më i rëndësishëm deri më tani: 39 vite dritë larg
Një planet i ri, i sapozbuuar jashtë sistemit tonë diellor, ka entuziazmuar shkencëtarët. GJ 1132b, ka afërsisht përmasat e Tokës dhe ndodhet në një sistem diellor 39 vite dritë larg nga Toka. Ai është më i ngjashmi me planetin tonë edhe sa i përket përbërjes shkëmbore, çka e bën atë të quhet si “planeti më i rëndësishëm i zbuluar jashtë sistemit tonë diellor”. Rëndësia e këtij planeti qëndron te ngjashmëria me Tokën dhe afërsia me të, që bën të mundshëm studime të detajuar të tij. Sa i përket mundësisë së jetës në të: zero.
Zhdukja e një planeti, apo vëzhgim i gabuar?
Shkencëtarët kanë zbuluar një planet që është...zhdukur. Ose më saktë: zhdukjen e një planeti. Bëhet fjalë për Alpha Centauri Bb, planet në yllin më të afërt me sistemin tonë diellor: Alfa Centauri. I ngjashëm me Tokën, vetëm 4.3 vjet dritë larg, zbulimi i tij në vitin 2012, u prit me shumë entuziazëm dhe i dha shtysë edhe filmave si “Avatar”. Tani njoftohet se ai nuk shfaqet më në të dhëna dhe sipas Xavier Dumusque nga Harvard-Smithsonian Center for Astrophysics, shkencëtarët “janë thuajse 100% të sigurtë se planeti nuk është më aty”.
KIC 8462852, ylli i cili po detyron edhe astronomët të flasin për qytetërime aliene
KIC 8462852 është një yll 1500 vjet dritë larg nga toka. Ai është vëzhguar nga misioni Kepler dhe ka krijuar shumë debate mbi “sjelljen” e tij. Në diskutim kanë hyrë “alienët”, mundësia e një qytetërimi jashtëtokësor që ndikon në krijimin e ciklit të dritës që vjen në marrësin që është Kepler. “Të dhënat e Kepler për yllin janë të pazakonta dhe ngacmuese: ka rënie të dritës(pulsim) por nuk janë periodike. Ka qindra të tilla...Nëse një planet do të bllokonte dritën e një ylli do të shfaqej me pulsime simetrike të saj; drita zbehet pak, qëndron ashtu për pak dhe më pas rikthehet.
Gjetje të reja për Epin e Gilgameshit
“Washington Post” njoftonte dje për zbulimin e një fragmeti plotësues të Epit të Gilgameshit, kryeveprën letrare që i kushtohet luftës së njeriut ndaj vdekjes, përballjes me të dhe në fund, njohjes e pranimit të fatalitetit të jetës. Lajmi publikohej fillimisht nga “Ancient History et Cetera” që referon se tabela plotësuese ndodhet në “Sulaymaniyah Museum”. Tabelat janë blerë nga disa kontrabandistë artefaktesh për vetëm 800 dollarë dhe mendohet se janë gjetur në jug të Babel, Iraku i sotshëm.
Zbulimi i jetës në Mars përkon me filmin e Ridley Scott “The Martian”. Regjisori: “U njoha dy muaj më parë me zbulimin, por ishte vonë”
Ridley Scott u njoh me fotografitë e NASA-s që provonin se kishte ujë të rrjedhshëm në Mars dy muaj më parë. I përfshirë në realizimin e filmit “The Martian”, Scott thotë se pavarësisht kësaj, ishte shumë vonë që zbulimi të përfshihej në film. Gjithsesi ka patur një bashkëpunim mes agjencisë dhe regjisorit të njohur i cili ka realizuar një film që flet pikërisht për misionin e njeriut në planetin e kuq. Mbijetesën aty ku ndërthuret arti me të dhëna shkencore.