Zbulohet eksoplaneti më i rëndësishëm deri më tani: 39 vite dritë larg

Postuar në 13 Nëntor, 2015 14:53

Një planet i ri, i sapozbuuar jashtë sistemit tonë diellor, ka entuziazmuar shkencëtarët. GJ 1132b, ka afërsisht përmasat e Tokës dhe ndodhet në një sistem diellor 39 vite dritë larg nga Toka. Ai është më i ngjashmi me planetin tonë edhe sa i përket përbërjes shkëmbore,  çka e bën atë të quhet si “planeti më i rëndësishëm i zbuluar jashtë sistemit tonë diellor”.  Rëndësia e këtij planeti qëndron te ngjashmëria me Tokën dhe afërsia me të, që bën të mundshëm studime të detajuar të tij. Sa i përket mundësisë së jetës në të: zero. Më i madh nga planeti ynë me vetëm 16%, temperatuar në të ështëb 450 gradë Fahrenheit. Këto të dhëna mendohet se kanë si shkak faktin se GJ 1132b pozicionohet vetëm 1.4 million milje nga ylli i tij, ose 26 herë më afër se ç’është Mërkuri nga Dielli. 

http://finance.yahoo.com/news/astronomers-freaking-over-newly-discovered...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.