vritet
Vrasje makabre e gazetares bullgare
Viktoria Marinova, një gazetare dhe producente bullgare e TVN, e cila po kryente një investigim mbi një rast korrupsioni që lidhej me shpërndarjen e fondeve të BE, u gjetën të shtunën në mbrëmje e copëtuar.
Vritet ish-avokati i Millosheviç
Një prej avokatëve më të njohur në Beograd, i ciliishte përfshirë në mbrojtjen e njeriut më të fuqishëm në Serbi, Sllobodan Millosheviç, u vra në një atentat të tipit mafizoz të shtunën para shtëpisë së tij.
Dragoslav Ogjanoviç, 57 vjeç, u ekzekutua nga njerëz të armatosur përpara shtëpisë së tij në Novi Beogradit, ndërsa djali i tij 26 vjeç, i cili e shoqëronte u plagos në shpatullën e djathtë.
Mediat shkruajnë se mënyra e ekzekutimit u ngjan shumë metodave të krimit të organizuar.
Vritet Oliver Ivanoviç, blindohet Mitrovica e Veriut
Lideri i iniciativës qytetare "Liria, Demokracia, Drejtësia" SDP në Kosovë, Oliver Ivanoviç u vra me armë zjarri mëngjesin e së martës në Mitrovicë. Rrethanat e kësaj ngjarje janë ende të paqarta, por ajo që raportojnë mediat serbe është se Ivanoviç u godit me gjashtë plumba në gjoks dhe u transferua në një spital në Kosovska Mitrovica në gjendje të rëndë.
Amerikanët eleminojnë Lavdrim Muhaxherin
Lavdrim Muhaxheri, kosovari që ishte pjesë e organizatës terroriste ISIS, është vrarë gjatë një sulmi amerikan kundër Shteti Islamik. Gazeta "Metro", raporton se brenda Ministrisë së Punëve të Brendshme të Kosovës është bërë e ditur se Muhaxheri është vrarë nga një sulm me dron i kryer nga forcat e Ushtrisë amerikane.
Vritet në Milano atentatori i masakrës në Berlin (Foto)
Vritet në Milano 24 vjeçari tunizian i dyshuar për sulmin terrorist në Berlin. Aniz Omri, njeriu më i kërkuar nga policia gjermane që prej të mërkurës, u vra gjatë një shkëmbimi zjarri me policinë mëngjesin e të premtes në San Giovanni të Milanos.
Ishin karabinierët italianë që ndaluam për një kontroll të rastësishëm dy burra, njëri prej të cilëve nxorrën armë dhe shtoi kundër tyre, duke thënë "Allahu Ekber" para se të vdiste.
Përdhunohet dhe vritet vajza e zyrtarit të lartë të BE-së
Një emigrant afgan ka pranuar se është autori i vrasjes së një studente mjekësie, e cila punonte si vullnetare në një kamp refugjatësh në Gjermani. Maria Ladenburger, ishte vajza e një zyrtari të lartë të Bashkimit Evropian.
Ajo po kthehej me biçikletë nga një festë që ishte organizuar në qytetin universitar të Freiburg kur u sulmua në rrugë. Autori e përdhunoi, e vrau dhe më pas trupin e pajetë të vajzës e hodhi në ujërat e lumit Dreisam.
Paloset një 40-vjeçar me ngjyrë nga policia amerikane, nuk ishte i armatosur (Video)
Reagime të ashpra ka shkaktuar një video e 4 ditëve më parë ku policë të bardhë qëllojnë për vdekje një të 40-vjeçar me ngjyrë të paarmatosur në Oklahoma të Shteteve të Bashkuara. Nga imazhet e marra nga një helikopter i policisë, duket personi me ngjyrë që shkon me duart lart drejt makinës së tij. Fillimisht ai bie pa ndjenja dhe më pas qëllohet për vdekje nga policia.