Vritet në Milano atentatori i masakrës në Berlin (Foto)
Vritet në Milano 24 vjeçari tunizian i dyshuar për sulmin terrorist në Berlin. Aniz Omri, njeriu më i kërkuar nga policia gjermane që prej të mërkurës, u vra gjatë një shkëmbimi zjarri me policinë mëngjesin e të premtes në San Giovanni të Milanos.
Ishin karabinierët italianë që ndaluam për një kontroll të rastësishëm dy burra, njëri prej të cilëve nxorrën armë dhe shtoi kundër tyre, duke thënë "Allahu Ekber" para se të vdiste.
Ky njeri përtej çdo dyshimi është Aniz Omrin, 24 vjeçari tunizian që policia gjermane e konsideron të dyshuarin kryesor për sulmin terrorist në Berlin, ku mbetën 14 të vrarë persona dhe u plagosën 48 të tjerë.
I riu tunizian dyshohet së mbërriti në Itali përmes Francës. Ai ka jetuar edhe më përpara në Itali, ku ishte dënuar me 4 vite burg për zjarrvënje në një shkollë. Ndërsa për të kryer aktin terrorist i rrëmbeu kamionin një shtetasi polak të cilin e vrau dhe më pas kreu masakrën në tregun e Krishtlindjeve.
Add new comment