Vrasje makabre e gazetares bullgare
Viktoria Marinova, një gazetare dhe producente bullgare e TVN, e cila po kryente një investigim mbi një rast korrupsioni që lidhej me shpërndarjen e fondeve të BE, u gjetën të shtunën në mbrëmje e copëtuar.
Ajo kishte marrë goditje të forta në kokë pasi ishte përdhunuar dhe mbytur nga autorët. Hetimet nuk përjashtojnë si shkak jetën personale ashtu edhe atë profesionale.
"Telefoni i saj celular, çelësat e makinës, syzet dhe disa nga rrobat e saj u zhdukën"- theksoi prokurori i çështjes në detajet që dha për ngjarjen. Marinova ishte autore e një emisisioni dedikuar çështjeve sociale në rrjetin televiziv lokal të qytetit Ruse në kufi me Rumaninë.
Në emisionin e fundit të 30 shtatorit, ajo pati një biseëdë në studio me dy reporterë të njohur bullgare Dimitar Stojanov dhe rumunë Attila Biro, të cilët po hetoni mbi rastet e mashtrimeve të mundshme me menaxhimin e fondeve evropiane, duke përfshirë sipërmarrësit dhe politikanët.
Marinova është gazetarja e tretë që vriten në Europë gjatë një viti. Tetorin e kaluar, u vranë Dafni Galicia, Malta, dhe gazetari sllovak Jan Kuçiak të cilët po ashtu po hetonin mbi raste të korrupsionit.
Add new comment