Amerikanët eleminojnë Lavdrim Muhaxherin
Lavdrim Muhaxheri, kosovari që ishte pjesë e organizatës terroriste ISIS, është vrarë gjatë një sulmi amerikan kundër Shteti Islamik. Gazeta "Metro", raporton se brenda Ministrisë së Punëve të Brendshme të Kosovës është bërë e ditur se Muhaxheri është vrarë nga një sulm me dron i kryer nga forcat e Ushtrisë amerikane.
Bashkë me Muhaxherin, mësohet të jetë vrarë edhe Bilall Haqifi, vëllai i Ridvan Haqifit, gjithashtu ish pjesëtar i ISIS, i vrarë në shkurt të këtij viti. Për vrasjen e Muhaxherit, kanë filluar edhe ngushllimet nëpër rrjete sociale, nga të afërm apo përkrahës të rrymave radikale islame. Lajmi është konfirmuar dhe nga vëllai i Lavdrimit, Bajrami, i cili njfton me anë të një postimi në Facebook, vdekjen e të vëllait.
"Ju njoftojmë se vllau jem Lavdrimi ka ra shehid inshaAllah Allahu e past pranu në mesin e shehidan tpejgamberëve e njerze tmir. Amin", shkruan Bajram Muhaxheri në Facebook
Add new comment