muhaxheri
Bashkësia Islame e Kosovës: Kemi marrë masa për thirrjen në xhami për Lavdrim Muhaxherin
Bashkësia Islame e Kosovës, konkretisht Këshilli I Bashkësisë në Kaçanik, njoftoi me një lajmërim nga xhamia vdekjen e Lavdrim Muhaxherit, ish-luftëtar i njohur i Shtetit Islamik. Kjo sjellje ka krijuar një lloj diskutimi pas BIK është distancuar nga ISIS, ndërkohë që përfaqësues të saj janë justifikuar sot përmes një prononcimi për Radio Evropa e Lirë.
Amerikanët eleminojnë Lavdrim Muhaxherin
Lavdrim Muhaxheri, kosovari që ishte pjesë e organizatës terroriste ISIS, është vrarë gjatë një sulmi amerikan kundër Shteti Islamik. Gazeta "Metro", raporton se brenda Ministrisë së Punëve të Brendshme të Kosovës është bërë e ditur se Muhaxheri është vrarë nga një sulm me dron i kryer nga forcat e Ushtrisë amerikane.
Lavdrim Muhaxheri në listat e bashkëpunëtorëve të Al-Qaidas. Muhaxheri lufton për ISIS, ndarë nga Al-Qaida më 2014-ën
Qeveria shqiptare ka marrë më datën 21 tetor të këtij viti një vendim ndryshues i vendimit në fuqi për listën e personave apo organizatave që janë financues të terrorizmit. Lista, siç thuhet në vendim, azhurnohet në përputhje me listat e konsoliduara të OKB-së dhe në emrat e shtuar figuron si person “anëtar, ose bashkëpunëtor me organizatën Al-Qaida” edhe Lavdrim Muhaxheri. Kosovari që është bërë i njohur ka hyrë më lista të tilla që në tetor 2014, por në këtë vit raportohet se është ndarë zyrtarisht edhe Shteti Islamik me organizatën Al – Qaida.