Vritet ish-avokati i Millosheviç
Një prej avokatëve më të njohur në Beograd, i ciliishte përfshirë në mbrojtjen e njeriut më të fuqishëm në Serbi, Sllobodan Millosheviç, u vra në një atentat të tipit mafizoz të shtunën para shtëpisë së tij.
Dragoslav Ogjanoviç, 57 vjeç, u ekzekutua nga njerëz të armatosur përpara shtëpisë së tij në Novi Beogradit, ndërsa djali i tij 26 vjeç, i cili e shoqëronte u plagos në shpatullën e djathtë.
Mediat shkruajnë se mënyra e ekzekutimit u ngjan shumë metodave të krimit të organizuar.
Ogjanoviç ndërmori gjithashtu mbrojtjen e disa prej kokave të krimit në Serbi. Disa pjesëtarë kryesorë të rrjeteve të krimit të organizuar të Serbisë dhe Mal të Zi janë vrarë në Beograd gjatë dy viteve të fundit. Policia beson se vrasjet janë kryer për të kontrolluar trafikun e drogës
Ogjanoviç ishte në fillim të viteve 2000 pjesë ei grupit mbrojtës të Millosheviqit në gjyqin e tij për krime lufte përpara Tribunalit Ndërkombëtar për Krime në ish-Jugosllavi në Hagë. Millosheviç vdiq në burg në vitin 2006, para se gjykata të merrte vendimin për të.
Add new comment