atentat
Atentat me dron Nikola Maduros (Video)
Dështon një tjetër tentativë për vrasjen e presidentit të Venizuelës, Nikolas Maduro. Një dron "i mbushur" me eksploziv u ngrit të shtunën pasdite në Karakas gjatë një paradë ushtarake të Gardës Kombëtare.
Maduro, i cili po fliste u mënjanuar në kohë, por shtatë anëtarë të Gardës Kombëtare u plagosën nga shpërthimet. "Sot ata u përpoqën të më vrasin," tha presidenti i Venezuelës në një fjalim televiziv, të cilin ai shkruajti disa orë pas përpjekjes të dështuar të atentatit kundër tij, duke akuzuar presidentin kolumbian Manuel Santos për sulmin.
Vritet ish-avokati i Millosheviç
Një prej avokatëve më të njohur në Beograd, i ciliishte përfshirë në mbrojtjen e njeriut më të fuqishëm në Serbi, Sllobodan Millosheviç, u vra në një atentat të tipit mafizoz të shtunën para shtëpisë së tij.
Dragoslav Ogjanoviç, 57 vjeç, u ekzekutua nga njerëz të armatosur përpara shtëpisë së tij në Novi Beogradit, ndërsa djali i tij 26 vjeç, i cili e shoqëronte u plagos në shpatullën e djathtë.
Mediat shkruajnë se mënyra e ekzekutimit u ngjan shumë metodave të krimit të organizuar.
Informacione nga Maqedonia për atentat ndaj Erdogan
Shërbimet e inteligjencës e Turqisë dhe vendeve të Ballkanit po kryejnë bashkarisht kërkime pasi informacioneve për një atentat të mundshëm kundër Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan.
Plani i vrasjes sipas një informacioni nga një burim i inteligjencës turke u zbulua një ditë para vizitës së Erdogan në Bosnjë. Ky informacion i është dhënë inteligjencës turke nga spiunazhit i Maqedonisë, pas raportimeve të marra nga turqit që jetojnë në vend.
Vritet në atentat ambasadori rus në Turqi
Ambasadori i Rusisë në Turqi, Andrei Karlov u sulmua me armë nga një oficer i policisë turke, teksa ndodhej në një ekspozitë arti në Ankara. Sipas CNN Turk, diplomati rus ndërroi jetë pak momente pasi u qëllua. Karlovy u sulmua teksa ishte duke mbajtur fjalimin në këtë ekspozitë në kryeqytetin turk. Sulmi vjen një ditë para se ministri i Jashtëm turk të shkojë në Moskë për bisedime homologun rus dhe iranian mbi situatën në Siri.
Pse nuk u publikua letra e Spartak Brahos? “Dita” shkruan se bëhet fjalë për një atentat, bazuar në “raportime të shërbimeve perëndimore”
U njoftua me të madhe se letra “Braho” për krerët e shtetit do të publikohej e se në të bëhej fjalë për paralajmërimin e një skenari destabilizues. Orët kaluan e letra mbeti ashtu siç edhe u lajmërua: sekrete dhe ndoshta “me zarar”. Arsyet nuk u dhanë nga ata që e lajmëruan publikimin, por gazeta “Dita” jep disa detaje që japin një version. Më poshtë raportimi i “Dita”: