Vritet në atentat ambasadori rus në Turqi

Postuar në 19 Dhjetor, 2016 17:36

Ambasadori i Rusisë në Turqi, Andrei Karlov u sulmua me armë nga një oficer i policisë turke, teksa ndodhej në një ekspozitë arti në Ankara. Sipas CNN Turk, diplomati rus ndërroi jetë pak momente pasi u qëllua. Karlovy u sulmua  teksa ishte duke mbajtur fjalimin në këtë ekspozitë në kryeqytetin turk. Sulmi vjen një ditë para se ministri i Jashtëm turk të shkojë në Moskë për bisedime homologun rus dhe iranian mbi situatën në Siri. 

Autori i sulmit është 22 vjeçari Mert Altinas. Gazeta "Haberturk" thotë se përpara se të hapte zjarr mbi ambasadorin vrasësi thirri "Allahu është i madh! .Ndërsa agjencia e lajmeve ruse Itar- TASS duke iu referuar disa dëshmitarëve okularë raporton se në momentin e sulmit 22-vjeçari  i është drejtuar ambasadorit me fjalët “Ne vdesim në Aleppo, ju do të vdisni këtu".  

Atentattori qëlloi 8 herë mbi ambasadorin rus, duke plagosur edhe 2 persona të tjerë në sallë. Ai u ekzekutua më pas nga forcat turke të sigurisë.

 

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.