vetevrasja
Policia: Vetëvritet Olsi Ibro! Viktima, një prej të akuzuarve për skandalin e mikrokredive
Drejtuesi i firmës ligjore ADCA dyshohet se i ka dhënë fund jetës duke u hedhur nga lartësia. 45-vjeçari Olsi Ibro ishte në kërkim për skandalin e mashtrimit me mikrokreditë. Policia njoftoi se ngjarja ka ndodhur sot në një pallat në ndërtim e sipër në rrugën “Ramazan Shijaku”.
Ndalohet me ligj vetëvrasja!
Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, ka lëshuar një urdhër të fshehtë për autoritetet lokale, me të cilin synon të ndalojë vetëvrasjet, pasi fenomeni ka marrë përmasa të frikshme. Lajmin e bën të ditur Free Asia, e cila u referohet zyrtarëve qeveritarë, të cilët kërkuan të mbeten anonimë.
Vrau veten jo për faj të dritave
Dje në media qarkulloi lajmi i vetëvrasjes me varje I një shtetasi në Përrenjas. U tha se personi kishte vrarë veten për shkak se nuk kishte paguar detyrimet ndaj OShEE-së. Befas, sapo një njeri ka humbur jetën vlera e saj si e tillë ka humbur për t’i lënë vendin lajmit kryesor: gjetjes së fajit dhe autorit.
Në këtë rast çështja është zgjidhur sa hap e mbyll sytë. OShEE ka reaguar direkt duke sqaruar se a ka sqaruar në vend situatën duke konfirmuar se personit në fjalë nuk i janë prerë dritat. Thotë OShEE:
Nivelet e litiumit në tru, të lidhura direkt me vetëvrasjen
Studentët e kimisë e njohin si elementi më i lehtë i ngurtë, ndërsa entuziastët e elektronikës si një material i mirë për të prodhuar bateri dhe miliona të tjerë e njohin si ilaç efektiv. Fillimisht është përdorur si formë trajtimi për "nervozizmin e përgjithshëm", me njëfarë suksesi në shekullin e XIX.
Më vonë, për pak kohë u bë përbërës i 7 Up, ashtu si Coca-Cola dikur kishte në përbërje kokainën. Por në vitin 1948, qeveria amerikane e ndaloi përdorimin e litiumit në këtë mënyrë.
Agjencia Europiane e Barnave: Nuk çon virusi në vetëvrasje. Disa ilaçe, PO
Më 11 nëntor të këtij viti, kryeministri Edi Rama deklaronte publikisht ndër të tjera se:
Një nga pasojat e futjes së këtij armiku të padukshëm në trupin e njeriut është edhe nxitja për të vrarë veten, e cila është e materializuar
Ogurzezë/Teza se koronavirusi çon në vetëvrasje ka për shënjestër Presidentin e Republikës
Pa asnjë provë/Një nga pasojat e futjes së virusit në trup është edhe nxitja për të vrarë veten
Kryeministri Edi Rama ka dalë sot për të mbrojtur publikisht punën që po bëhet në spitalet e vendit kundër pandemisë.
A e inkurajon Bibla vetëflijimin përmes mosushqyerjes?
Për të treguar nëse Bibla inkurajon vetëflijimin apo frymëzon dashurinë për jetën, duhen marrë në shqyrtim pasazhe biblike. Le të shohim disa prej tyre.
Teksti i parë përshkruan një episod nga jeta e profetit Elija, i cili njëherë kërkoi të vdesë, duke thënë: "Tani mjaft, o Zot! Merr jetën time! . . . Pastaj u shtri dhe e zuri gjumi." (1 Mbretërve 19:4-5).
Vërejtje për keqraportimin e mediave
Sot në media është publikuar një shënim i President të Konferencës Ipeshkvnore të Shqipërisë dhe Kryetar i Këshillit Ndërfetar të Shqipërisë, Mons. George Frendo. Tema e shënimit është ngjarja e bujshme e Kombinatit ku humbën jetën nënë e bijë dhe në të lakohet keqraportimi i mediave përmes disa vërjetjeve me shumë vend.
Të hysh në gojë të të gjallëve
Ngjarja e fundit me protagoniste nënë e bijë ka provokuar një seri raportimesh kontradiktore dhe ngritjen e akuzave publike për sekte fetare dhe rolin e tyre. Në lojë hyjnë klerikë, gazetarë e gjithfarë prekovidarësh që prononcohen për arsyet e vdekjes që shpallet vetëvrajse, për të supozuarat rite makabre të së ëmës, lyerjen e trupit etj.. Një ndërtim imagjinar dhe spekullativ i një ngjarjeje që duhet të jetë private. Ajo i takon autoriteteve ta zbardhin por autoritete që duhet të kenë minimumin e njerëzillëkut për të mos lëshuar në media lloj-lloj deklarimesh anonime.