vetevrasja
Versioni zyrtar: Kacifas vrau veten me dy plumba
Kostandin Kacifas, shtetasi shqiptar me kombësi greke që më 28 tetor 2018 ditën e dëshmorëve të Greqisë, ka qëlluar me breshëri kallashnikovi kundër policisë shqiptare në fshatin Bularat të Gjirokastrës, sipas ekspertizës ka rezoltuar të mos jetë vrarë nga forcat e RENEA-s, por të ketë kryer vetëvrasje. Një konstatim i tillë është kryer nga ekspertët mjeko-ligjorë të policisë shkencore por dhe gjatë hetimeve të kryera nga prokurori i Krimeve të Rënda, Njazi Seferi, dhe së fundi nga prokurorët e Gjirokastrës, ku dosja prej muajit janar 2020 është transferuar pikërisht në këtë prokurori.
Një vetëvrasje pas dënimit për përdorim droge dhe “Escobari” i pakapshëm
Prindërve do t’u mbeten vetëm lotët dhe të kapin kokën me dorë. Ky është rasti më I fundit që të kujton si zile alarmi se ku jeton. Rasti i Estref Halilit, 22 vjeçarit nga Kolonja e Lushjnes që u vetëvar në burgun e Rrogozhinës ka marrë jehonë. Pa marrë asnjë pozicion për të vërtetën e ngjarjes, një gjë kuptohet fare qartë: ky shtet bën të kundërtën e riedukimit. Historia e Halilit është ulëritëse kur sheh se Klement Balili, njeriu I tonaletave të drogës nuk “po kapet dot”, e ndërkohë një 22 vjeçar prangoset për një cigare.
Arben Puto: “Eliminimi i Mehmet Shehut ishte vendosur që më parë, pritej vetëm sebepi”. Dhe disa fjalë për privilegjimin e disa gjirokastritëve
Gazeta “Dita” publikon prej dy ditësh pjesë të kujtimeve të historianit Arben Puto. Puto bën kalime të shpejta në periudhën e komunizmit, që edhe botohen në gazetë, për të dhënë disa konkluzione për ngjarje dhe vendime të asaj kohe. Ai rrëfen se kishte sjellë nga Britania e Madhe dokumente të anglezëve për Enver Hoxhën dhe Mehmet Shehun, karakteristika që oficerëve të OSE-së, për dy liderët shqiptarë.
Letra e Nexhmije Hoxhës/ “Mehmeti vrau Enverin”
Nexhmije Hoxha i ka dërguar një letër gazetarit të gazetës “Dita”, Xhevdet Shehu, të cilën gazeta e ka publikuar si Ekskluzive. Letra është një përgjigje me komente për librin “Prapaskena” të Shehut të cilin e veja e Enver Hoxhës e vlerëson. Znj. Hoxha bën një mbyllje në letër që është si të thuash një kundërhistoriografi. Sipas zonjës Hoxha, vetëvrsja e Mehmet Shehut e tronditi shumë Enver Hoxhën, aq sa mund të thuhet se Mehmei vrau Enverin.